Drejtësia

Akuzohet se vodhi mijëra euro në banesën e zyrtares, Apeli lë në burg djalin e pastrueses

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për Havier Dobin, i cili së bashku me nënën e tij, pastruesen Rozeta Dobi, akuzohen e kanë vjedhur rreth 500 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

Dobi kërkoi një masë më të butë, "arrest shtëpie" ose "detyrim paraqitje", pas lënies në burg në 9 janar, por kjo nuk u pranua nga gjykata. I riu ka theksuar në gjykatë se nuk ka lidhje me grabitjen e parave dhe gjithçka është bërë nga nëna e tij.

LEXO EDHE:
- Djali i pastrueses, letër të atit dhe të dashurës nga burgu: Mamit nuk ia fal kurrë! ‘Nuçja’ ime, më prit dy muaj
- Përgjimi / Biseda me kode në qeli mes nënë e bir për supervjedhjen: Do rri unë këtu! Djali: Ç’ke thënë për mua?
- ‘E urreja Alda Klosin…’ Dosja e pastrueses që vodhi qindra mijëra euro. Dëshmia e djalit të saj dhe alibia e zyrtares për xhaxhain e sëmurë

Edhe Rozeta Dobi ka pranuar se paratë janë marrë nga ajo dhe se i biri nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Por nga ana tjetër, Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën e Dobit, duke argumentuar se shfaqet në pamjet filmike ditën kur grabiten paratë shtëpinë e Alda Klosit.

Fillimisht u zbulua vjedhja e 120 mijë eurove, ndërsa më pas, nga përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë, u zbulua edhe fshehja e më shumë se 400 mijë eurove, 8500 dollarëve dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e ajrimit të ish-shefes së kabintetit të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Havier Dobi ka pranuar në dëshminë e tij se me një pjesë të parave të grabitura në banesën e Alda Klosit ka blerë dy automjete tip Mercedes Benz.

Ai ka rrëfyer para hetuesve itinerarin që ndoqën me nënën e tij, Rozeta Dobi më 15 dhjetor, ditën kur gabitën kasafortën brenda dhomës në shtëpinë ku zyrtarja e Kryeministrisë kishte marrë me qira.

I riu pranoi se nëna e tij hyri në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa vetë qëndroi në makinë. Sipas tij, e ëma qëndroi për rreth 10 minuta brenda banesës dhe doli me një çantë shpine dhe kur mbërritën tek lagjja nxori nga çanta një kasafortë dhe e hodhi në kosh. Ndërsa sipas tij, ajo i tregoi për paratë e vjedhura vetëm disa ditë më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë