Dosje

Përgjimi / Biseda me kode në qeli mes nënë e bir për supervjedhjen: Do rri unë këtu! Djali: Ç’ke thënë për mua?

Gazeta Si - Të lënë të vetëm për disa momente në dhomat e izolimit të policisë, Rozeta dhe Havier Dobi, nuk e kanë ditur se po përgjoheshin për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesën e Alda Klosit.

Disa ditë pas arrestimit të tyre, është zbardhur edhe përgjimi i nënë e bir në ambientet e komisariatit, duke i dhënë më shumë detaje për çështjen grupit hetimor.

Biseda e nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rozeta për të nxjerrë Havierin nga burgu.

LEXO EDHE:
- Djali i pastrueses, letër të atit dhe të dashurës nga burgu: Mamit nuk ia fal kurrë! ‘Nuçja’ ime, më prit dy muaj
- ‘E urreja Alda Klosin…’ Dosja e pastrueses që vodhi qindra mijëra euro. Dëshmia e djalit të saj dhe alibia e zyrtares për xhaxhain e sëmurë

Pikërisht falë pakujdessisë së tyre, u arrit të zbulohej se familja Dobi mbante të fshehura në tubin e ajrimit edhe sasi të tjera të mëdha shumash monetare.

Ishte pikërisht ky audiopërgjim, që nxori zbuluar mbi 400 mijë euro të fshehura në tubin e ajrimit.

Pjesë nga audiopërgjimi:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?

Nëna: Asgjë, do rri unë këtu. (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë. (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë, ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta kritikon të birin pse ka tërhequr shumë para. Ai i përgjigjet se ka tërhequr vetëm 50 mijë, duke nënkuptuar euro.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro.

Në dëshminë e saj në polici, 49-vjeçarja pranoi se paratë ia ka marrë ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, për shkak se e urrente, por zyrtarja thotë se vetëm 120 mijë eurot janë të sajat.

Arrestimi i Rozeta Dobit dhe djalit të saj më 7 janar 2023, zbuloi një thesar të vërtetë mes objekteve që ata kanë vjedhur.

Bëhet fjalë për më shumë se 110 bizhuteri të ndryshme, por edhe çanta, portofole, varëse dhe ora të markave luksoze.

Një gjë e tillë ka sjellë edhe zgjerimin e hetimeve, pasi pre e vjedhjes dyshohet se kanë rënë edhe persona të tjerë, ku kanë punuar më parë dy të arrestuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë