Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur me aftësi të kufizuara.
I arrestuari është shtetasi me inicialet V.N. Policia thotë se në momentin e arrestimit ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Por, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit është shkelja më e vogël e gjetur. 60-vjeçari duhet të përballet me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitura, pasi ka të dhëna të forta që mund të provojnë se ai ka abuzuar me të.
Mësohet se e mitura me aftësi të kufizuara shoqërohej prej disa ditësh nga 60-vjeçari, ndërkohë që kishte marrë edhe disa mungesa në shkollën e saj. Bashkëmoshatarët dhe mësuesit e saj kanë vënë re sjelljen e çuditshme të të miturës dhe kanë njoftuar policinë.
Policia është vënë në ndjekje të vajzës nga ku ka zbuluar se pas përfundimit të mësimit ajo nuk hipte në furgon bashkë me bashkëmoshatarët e saj për të shkuar në shtëpi, por në një makinë tjetër.
Uniformat blu janë vënë në ndjekje të makinës në fjalë, nga ku rezultoi se ajo drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet V.N.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.