Prej dy ditësh, në Angli, Spanjë dhe jo vetëm, ka pasur akuza kundër të zakonshmit Serxho Ramos, gjithmonë i kritikuar për lojën e tij të ashpër. Akuzat e fundit lidhen me ndeshjen e Ligës së Kombeve, Spanjë-Angli, 2-3 ku për lojtarin e Realit është shkruar se ka goditur pa top sulmuesin Stirling. Por kapiteni i spanjollëve ua ka mbyllur gojën të gjithëve, të paktën këtë radhë.
Me një video të publikuar në profilin e tij në Tuiter, Ramos ka vërtetuar si qëndron e vërteta, që është larg asaj që është folur këto dy ditë. Pamjet tregojnë se sulmuesi i Mançester Sitit mban me dorë këmbën e majtë para se vijë aty mbrojtësi i Spanjës. Një gjest që vjen pas kontaktit të mëparshëm të Stirling me Kastron. Serxho Ramos nuk hyn fare në këtë rast dhe për këtë arsye ai ka dashur të mbrohet me anë të kësaj videoje të publikuar në profilin e tij, ku shkruan në spanjisht dhe anglisht: “Asgjë tjetër për të thënë”.
🛑🤔🤐
— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 17, 2018
Nada más que decir.
Nothing else to say. pic.twitter.com/BCuQI3n7hT
Mbi Ramosin vërshuan kritikat pas finales së Championsit, ku ai u akuzua se dëmtoi me dashje Mohamed Salah të Liverpulit, i cili e mbylli ndeshjen shumë shpejt nga dëmtimi në shpatull. Edhe herë të tjera për “el capitan” ka pasur akuza për lojë të ashpër të qëllimshme dhe tani çdo përplasje dhe ndërhyrje e tij analizohet gjatë. “Më mirë të të dalë syri se sa nami”…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.