Ne rrjet

Akuzat për manipulim, Vuçiç: Zgjedhjet në Beograd mund të përsëriten

Nga Gazeta 'Si'- Pas akuzave dhe protestave masive në lidhje me procesin e parregullt elektoral në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se zgjedhjet në Beograd mund të përsëriten.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të merret një vendim.

Nga ana tjetër koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor.

Kujtojmë se që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, opozita ka kundërshtuar përmes protestave dhe grevave fitoren e partisë së Vuçiç.

Po ashtu faktori ndërkombëtar ka theksuar se ka hasur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë