Lajme

Akuzat për falsifikim dokumentesh, shtyhet seanca ndaj gjyqtarit Luan Daci

Shtyhet për të dielën seanca ndaj gjyqtarit Luan Daci nga KPA. Gjykata ka kërkuar që Daci të ishte i pranishëm në seancë, por ai paraqiti raport se ishte i semurë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar më herët procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″.

Gjyqtari Daci në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.

Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur ndaj gjyqtarit Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë