Treg

Gjobiten kompanitë vendase të qumështit. AKU: Produkte jashtë standardit. 4 raste në Prokurori

Nga Gazeta 'SI' - Prodhimi i qumështit në vend duket se vazhdon të jetë ende jashtë standardeve të duhura. Në 4 muajt e fundit, këto kompani kanë qenë subjekt i kontrollit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që më pas i ka gjobitur me rreth 33 mln lekë.

AKU ka referuar 4 raste në prokurori, ka dhënë 18 paralajmërime dhe ka blokuar 28 ton produkte.

Lidhur me fluksin e sezonit veror Task-Forca Ndërinstitucionale për Sigurinë Ushqimore, ka vijuar kontrollet intensive në terren,  ku  gjatë periudhës 26 qershor-18 gusht ka kryer 3138 inspektime në 12 qarqet e vendit në mbikëqyrje të operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe tregtimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bizneset ushqimore, janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare mungesë të përditësimit të sistemit të vetëkontrollit HACCP etj.

Për këtë arsye cilat janë vendosur 71 masa administrative “gjobë” me një vlerë totale prej 14.3 milionë lekë, e cila do të paguhet nga bizneset e kapura në shkelje.

Nga ana tjetër, janë vendosur 771 “paralajmërime” apo e thënë ndryshe 25 % e bizneseve të inspektuara, si dhe janë ndërmarrë 207 mostra dhe kryer 327 analiza. Task-forca ka bllokuar 5 ton dhe 393 litra produkte ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se do të vijojë me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë