Keshilla

Aktivitetet përmirësojnë shëndetin e të moshuarve

Ndërsa plakemi, është kaq e rëndësishme të mbajmë trurin dhe trupin tonë të shëndetshëm por për të qëndruar të shëndetshëm dhe aktivë pas të 50-tave mund të jetë me të vërtetë sfiduese. Aktivitetet shoqërore na mbajnë të angazhuar mendërisht, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në parandalimin e shfaqjes së problemeve mendore ose sëmundjes së Alzheimerit.


Studimet tregojnë se të moshuarit që qëndrojnë aktivë dhe kalojnë kohë cilësore çdo ditë duke praktikuar aktivitete të ndryshme, kanë përfitime të shumta duke përfshirë përmirësimin e kujtesës dhe krijimtarisë. Për më tepër, aktivitetet shoqërore ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit.

"Problemet e shëndetit mendor janë edhe më të zakonshme në mesin e të moshuarve në komunitet që janë të dobët dhe kanë nevojë për mbështetje për të qëndruar në shtëpi, në ndryshim nga ato që janë në kujdesin rezidencial.Kërkimet tregojnë se rreth 35% e njerëzve që jetojnë në institucione të kujdesit rezidencial dhe kryejnë aktivitete, kanë ndryshuar sjellje dhe mirëqenia e tyre është rritur në krahasim me kohën kur vetëm qëndronin në shtëpi," thotë John Harman, psikolog.

Burimi:Huffpost/Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë