Para

Akti Normativ / Porti i ri në Porto Romano do të ndërtohet me paratë e shqiptarëve

Nga Gazeta ‘SI’ - Qeveria ka miratuar përfundimisht financimin e portit të ri në Porto Romano si investim me para të buxhetit dhe jo me fonde të jashtme, siç ishte prezantuar.

Në ndryshimet e fundit të buxhetit për 2024-n, theksohet se me kërkesë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ky projekt do të bëhet me burime të brendshme financimi, 9.8 mld lekë këtë vit dhe rreth 15 mld lekë për dy vitet e ardhshme.

Sipas argumentit të qeverisë, riklasifikimi si një projekt me financim nga buxheti siguron procedura më të shpejta.

Fillimisht, qeveria pati deklaruar se ky port do të financohej nga jashtë dhe nga të ardhurat e Autoritetit Portual të Durrësit, por më vonë u konfirmua se do të paguhej nga arka e shtetit. Sipas projektit, zhvendosja në Porto Romano do të kushtojë 390 mln euro.

Porti i ri në Porto Romano do të ndërtohet pasi Kuvendi miratoi zëvendësimin e portit aktual brenda qytetit me një marinë luksoze. Sipas projektit, të gjitha shërbimet portuale nga mallrat tek pasagjerët do të zhvendosen në Porto Romano.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë