RENEA ka zhvilluar një aksion të gjerë në Gjirokastër, ku ka arrestuar një person me rrezikshmëri.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e kushëririt dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.
Në fillim RENEA ka rrethuar banesën e vrasësit dhe më pas ka hyrë brenda, duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Ndërkohë, në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.