Rend dhe Ligj

Aksion në gjithë Shqipërinë, arrestohen 20 persona në 24 orët e fundit

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja dhe RENEA vijojnë me aksionin në gjithë Shqipërinë me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike etj.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 74 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar 6 persona, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

“Në Lezhë është arrestuar një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 shtetas që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë”, vijon më tej njoftimi.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/328545961754957

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë