Rend dhe Ligj

Aksidenton për vdekje këmbësorin në Elbasan, në kërkim 20-vjeçari

Policia e Elbasanit po kërkon autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e një këmbësori, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Gensher” në Elbasan.

Autori, 20-vjeçari me inicialet SH. B, kishte marrë me qira makinën me të cilin shkaktoi aksident, ndërsa pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të paditur.

20-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qira ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë