Lajme

Aksidenti në Vlorë, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, të cilët shkaktuan një aksident një ditë më parë, teksa u përplasën me njëri-tjetrin, duke drejtuar mjetet e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Nexhip Xhafaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Klajdis Imeri, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Siç njofton policia, ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë