Ngjarje

Aksidenti me 38 viktima në Greqi, ambasadorja Hajdaraga: Dy shqiptarë janë në gjendje të rëndë

Gazeta Si - Dy shqiptarë janë në gjende të rëndë në reaminacion nga aksidenti tragjik hekurudhor i ndodhur në Greqi, ku rezultojnë 40 persona që kanë humbur jetën dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim.

Këtë e ka bërë ditur ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga gjatë një prononcimi për TV KLAN.

“Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm”, tha ambasadorja.

Hajdaraga u shpreh se ende dhe se nuk dihet nëse në mesin e viktimave që janë të paidentifikuar ka shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat”, theksoi Hajdaraga.

Lidhur me aksidentin e rendë hekurudhor në Tempe të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:Athinë: 0030 6941658183, Selanik: 0030 6983661224; në dispozicion dhe në adresat e email-it; [email protected]; [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë