Politike

Përplasja e dy trenave në Greqi, Rama: Dhimbje për fqinjët. Begaj: I tronditur!

Gazeta Si - Kryeminisrti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik të dy trenave në Greqi.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve dhe për të plagosurit në aksidentin tragjik në Greqi.

Kryeministri Rama shkruan se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjve tanë në këtë moment kaq të vështirë për kombin e tyre, teksa shton se bashkohemi në lutejet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së kaluar në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një moment kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me tragjedinë në Greqi ku dy trena u përplasën.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje”, shkruan Begaj. Më tej ai u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.

“Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan ai.

Si pasojë e aksidentit hekurudhor që ndodhi mbrëmjen e të hënës në Greqi kanë humbur jetën mbi 30 persona ndërsa raportohet për shumë të plagosur.

Përplasja e dy trenave në Tempi është kthyer në një tragjedi kombëtare në Greqi , ku numri i të vdekurve ka shkuar në 36, ndërsa raportohet për 85 të plagosur, nga të cilët 66 janë të shtruar në spital (gjashtë në Repartin e Kujdesit Intensiv).

Megjithatë, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet pasi disa persona janë bllokuar në vagonët e parë të trenit të pasagjerëv , ku po zhvillohen operacionet e shpëtimit.

Treni i pasagjerëve që ishte nisur drejt Selanikut u përplas kokë më kokë me një tren që po shkonte në drejtim të kundërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë