Analize

Aksidentalisht president!

Një vit më parë Volodomir Zelenski luante rolin e një mësuesi që zgjidhej aksidentalisht president. Sot ai presidenti i ri i Ukrainës, pas një fushate të ashpër kundër oligarkëve dhe korrupsionit. Ai shënoi një fitore dërrmuese ndaj Petro Poroshenko në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, duke shënuar po ashtu po ashtu një nga kthesat më dramatike të vendit.

Sondazhet treguan se Zelenski fitoi 73.2 për qind të votave, ndërkohë që mori vetëm 25.3 për qind. Triumfi i Zelenskit u ushqye nga një valë ndjenjash anti-estabilishmentit, e ngjashme me kryengritjet e tjera populiste që po përhapen në të gjithë Perëndimin.

Karakteri që Zelenski interpretonte, Vasily Goloborodko, është një mësues modest i që papritur shpallet president brenda natës për t'u përballur me sistemin e shtrembër politik dhe për të luftuar korrupsionin.

"Unë ju premtoj të gjithëve se nuk do t’u zhgënjej kurrë," tha Zelenskiy përpara një turme mbështetësish në selinë e fushatës së tij. Rritja e tij politike meteorike dhe për shumë ekspertë vjen për shkak të nevojës për një fytyrë të re politike, në një vend ku votuesit janë lodhur nga politikanët e vjetër dhe ndjehen të frustruar për shkak të korrupsionit, luftës dhe recensionit.

Poroshenko, një nga burrat më të pasur të Ukrainës u zgjodh pesë vjet më parë mes një vale protestash kundër udhëheqësit pro-rus Viktor Janukoviç. Ai po largohet me një sërë fitoresh, të tilla si izolimi i kryengritjeve të udhëhequra nga Kremlini në lindje të vendit, heqja e vizave me BE-në dhe shmangia e kolapsit ekonomik. Por për shumë votues, Poroshenko është kthyer në simbolin e oligarkëve që kontrollojnë ekonominë dhe qeverinë e Ukrainës.

Petro Poroshenko

Lidhje me oligarkun

Dita e zgjedhjeve ishte mjaft e qetë, në kontrast me vetë fushatën, e cila u karakterizua nga akuzat, fyerjet dhe skandalet.

Debati publik midis dy kandidatëve në stadiumin qendror të futbollit të Kievit, ngjante më shumë si një garë sportive sesa një diskutim politik, me më shumë se 20,000 mbështetës që kishim mbushur stadiumin dhe më shumë miliona shikues të ulur para ekraneve.

Të dielën, Zelenski përshëndeti gazetarët duke deklaruar se këto zgjedhjet ishin "një fitore për popullin ukrainas". Poroshenko, nga ana e tij paralajmëroi këto zgjedhjet duhet të merreshin seriozisht.

"Është shumë e rëndësishme të udhëhiqemi nga arsyeja," tha ai. "Zgjedhjet nuk janë një shaka”, paralajmëroi ai.

Volodymyr Zelenskiy

Megjithatë, mediat kanë arritur të zbulojnë se të dy ndajnë të njëjtin avokat dhe truproje. Një program investigativ gjithashtu zbuloi se Zelenski kishte fluturuar më shumë se dhjetëra herë në Gjenevë dhe Tel Aviv, ku jeton Kolomoiski.

Zelenskiy pritet të mbajë orientimin përgjithësisht pro-perëndimor të Ukrainës në politikën e jashtme, por pyetjet për lidhjet e tij me Kolomoiskin dhe angazhimin e tij kundër pushtetit të oligarkëve, ka të ngjarë të vazhdojë.

"Unë nuk jam i shqetësuar nga ndikimi i Rusisë, rreziku nga Kolomoiski është më i madh", tha Timothy Ash, një ekspert i Europës Juglindore. "Asnjë politikan ukrainas nuk mund të deklaroi hapur që është pro-rus”, shton ai.

Enigma politike

Parashikimet politke në lidhje me presidencën e Zelenskit janë jashtëzakonisht të vështira, thjesht për faktin se komediani ka folur në përgjithësi pëër ide të paqarta dhe shmangi çdo intervistë shtypi gjatë fushatës së tij.

Disa vëzhgues tregojnë se ai ka përfshirë një sërë reformatorësh dhe të rinjsh të talentuar, duke sinjalizuar se do të ndjekë një rrugë reformiste.

Por mungesa e plotë e përvojës politikën pritet ta bëjë Zelenskin të varur nga politikanët me përvojë. "Është shumë e vështirë të flasësh me siguri", thotë Alyona Getmanchuk, eksperte amerikane në Kiev. "Ai ka thënë se do të vazhdojë me politikat me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Europian, por mënyra se si do t’i zbatojë këto politika është e panjohur".

Zelenskiy, inaugurimi i të cilit do të zhvillohet në fillim të qershorit, gjithashtu do të duhet të luftojë me aleatët e Poroshenkos si në qeveri ashtu edhe në parlament. Si president, ai do të jetë në gjendje të bëjë disa emërime kryesore, si ministri i jashtëm, ministri i mbrojtjes, kreu i agjencisë shtetërore të sigurisë dhe prokurori i përgjithshëm.

Në një fjalim pas rezultateve të sondazhit të daljes, Poroshenko tha se do të mbështeste presidentin e sapozgjedhur, por do të kundërshtonte gjithashtu çdo politikë që nuk është në interesin kombëtar.

"Po largohem nga zyra, por dua të theksoj se nuk po e lë politikën", tha Poroshenko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë