Ka ndodhur

Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 18-vjeçari

Një 22 vjeçar ka rënë në pranga, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Opel, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale E.H. 22 vjeç banues në fshatin Rodokal, Pogradec.

Mësohet se i riu, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë