Ne rrjet

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën 13 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën Tetovë-Shkup, ku deri tani raportohet për 13 viktima dhe për rreth 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediat maqedonase, raportojnë se një autobus ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar një tragjedi.

Udhëtarët, të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për identitetiin dhe kombësinë e viktimave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë