Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari.
Policia thotë se aksidenti ndodhi në Larushk të Krujës dhe viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet A. M, 23 vjeç.
Siç njofton policia, i riu u përplas nga një mjet tip “Mitsubishi”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. K., 41 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.