Lajme

Aksident në Kombinat, shoferi përplas këmbësoren

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku është aksidentuar një këmbësore.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në rrugën e “Qelqit”, në Kombinat.

Siç njofton policia, mjeti me drejtues shtetasin SH. H, ka aksidentuar këmbësoren, TH. M, 64 vjeçe, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë