Rend dhe Ligj

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen shoferët e mjeteve

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Fushë-Krujë.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

Automjeti me targa AB405BH drejtohej nga Fatjona Hafuzi, kurse kamionçina me targë K097A nga Gëzim Baçi.

Drejtuesit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë