Rend dhe Ligj

Aksident në Berat, godet makinën, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Spital-Uznovë në qytetin e Beratit. Një motor me targa AU 576 ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një automjet që qarkullonte përpara tij.

Nga përplasja, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shkak për aksidentin është bërë motori, i cili për shkak të shpejtësisë ka rrëshqitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin ‘Benz’ që qarkullonte në të njëjtin sens me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë