Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Berat, motori përplaset me makinën e parkuar

Burrë dhe grua kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën “Mihal Grameno” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e të hënës dhe mësohet se çifti ka qenë duke zbritur nga Kalaja mbi motor para se të përplsej me një makinë tip “Benz” të parkuar.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të motorit.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Beratit, pasi kanë marrë plagë të rënda. Raportohet se ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë