Ka ndodhur

Aksident brenda galerisë, humb jetën minatori në Fushë Arrëz

Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën në minierën e Qafës së Barit në Fushë Arrëz si pasojë e një aksidenti.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes minatori, me iniciale L.Ll është goditur aksidentalisht nga një mjet që punonte brenda galerisë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që i mori jetën të riut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë