Drejtësia

‘AKSHI’, SPAK i sekuestroi telefonat, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e zyrtares së policisë

Gazeta Si – Në kuadër të dosjes “AKSHI”, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ervina Gjanës, zyrtares së lartë të policisë, e cila kërkonte kthimin e telefonave pas sekuestrimit nga SPAK.

Gjana, pasi u refuzua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit për të cilën vendosi t’i ktheheshin vetëm telefonat e fëmijëve, iu drejtua Gjykatës së Lartë për kthimin e 8 aparateve celulare.

SPAK, po në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t, ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e zyrtares, pasi sipas të raportimeve, bashkëshorti i saj rezulton të ishte shofer i bisnesmenit të shpallur në kërkim për dosjen “AKSHI”, Ergys Agasi. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Hristic, i cili po ashtu është nën hetim nga struktura e posaçme.

Për këtë çështje, masa sigurie janë vendosur ndaj 7 personave, mes tyre ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj zv.drejtoresha, Hava Delibashi, ndërsa në kërkim vijojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët SPAK i konsideron përfituesit kryesorë të tenderëve të AKSHI-t.

Sipas hetimeve, Agasi dhe Beqiri, bashkë me persona të tjerë, ushtronin presion dhe shantazh ndaj biznesmenëve për t’u tërhequr nga garat e tenderave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë