Lajme

Ahmetaj betohet te Meta si ministër i Rindërtimit

Është betuar para presidentit ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Ceremonia e betimit është zhvilluar në Presidencë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se:
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj


Ndërkohë, presidenti Meta, duke i dorëzuar dekretin, i ka uruar ministrit të Rindërtimit suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kryeministri Rama propozoi Ahmetajn që të merrej me menaxhimin e fondeve për rindërtimin e banesave të rrënuara. Ndërsa pas dy javësh, më 13 dhjetor e riktheu në qeveri, duke i lënë në dorë procesin e rindërtimit.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Presidencës, duke e dekretuar Ahmetajn në postin e ministrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë