Lajme

Abuzuesit e ndërtimeve tek SPAK? SHBA: Mbështesim çdo përpjekje për shtet ligjor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjalin e parë se do të kërkojë përgjegjesi të plotë për dosjet e abuzimeve me ndërtimet në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga Durrësi, e ngarkuara me punët e SHBA, Leyla Moses Onesh la të kuptohet se ky hetim mund t’i kalojë edhe strukturës së posaçme anti-korrupsion në varësi të gjetjeve nga prokuroritë që tashmë kanë nisur hetim.

Nuk kam një informacion specifik lidhur me dosjet që do t’i transferohen SPAK, por ne do e mbështesim 100 %. Dhe ne do të qëndrojmë pas cdo përpjekje për të vendosur shtetin ligjor në Shqipëri”.

Moses ishte në Durrës për të theksuar se SHBA do të mbështesë Shqipërinë për të kapërcyer situatën e krijuar nga tërmetet.

“UNICEF në këtë mbështetje që ata do t’iu ofrojnë të paktën 9 mijë fëmijëve, të cilët kanë nevojë pas kësaj situate. Gjithashtu kemi dhe një ekip inxhinierësh ndërtimi të cilët kanë ardhur këtu për të parë nëse ndërtesat janë të banueshme, por edhe të sigurta për popullin shqiptar”.

Ekspertët amerikane pritet t’i bashkohen operacioneve të vlerësimit të sigurisë së ndërtimeve të prekura nga tërmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë