Rend dhe Ligj

Abuzimi me të miturën në Babrru, prokuroria çon në gjykatë ish-rojën e shkollës

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit R. O., dhe F. B, duke dërguar dosjen e tyre në gjykatë.

Këta persona akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare në Babrru.

Abaz Dogu, 65-vjeçari, i cili ishte roja i shkollës 9-vjeçare, kishte regjistruar video intime me të miturën dhe ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga. Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit. Ajo thotë është detyruar të shkojë disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjarëve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa i përket abuzimit me të miturën. Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit fajëson të pandehurit e tjerë. Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpi, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë