Politike

A po shkon Basha drejt mos njohjes së zgjedhjeve? Pas Vorës, PD ankohet për Shkodrën, letra e Gjekmarkaj

Pas paralajmërimit të Jorida Tabakut se në Vorë zgjedhjet po bëhen pis, një tjetër pretendim po vjen nga PD-ja kësaj here përmes nënkryetarit tjetër, Agron Gjekmarkaj për Shkodrën.

Gjekmarkaj ka publikuar një letër që ai ka dërguar ambasadës amerikane në Tiranë dhe kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

“Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet ! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ  për mos fillimin e procesit komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin  atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral. Komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkruan Gjekmarkaj.

“PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhë në erë zgjedhjet, shit-blerësit kronikë do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë