Ne rrjet

A po përgatitet Trump të pushtojë Iranin?

Tensionet Iran-SHBA janë përshkallëzuar aq shumë sa një sërë mediesh amerikane i druhen një pushtimi të ngjashëm me atë të Irakut në vitin 2003.

Ka qenë vetë Presidenti Donald Trump që ka pranuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, duke përkeqësuar edhe më shumën përplasjet mes Teheranit dhe Uashingtonit. Duke iu përgjigjur raporteve mediatike për dërgimin 120.000 trupave amerikane në Lindjen e Mesme, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nëse do të bëhej agresiv ndaj Iranit do të dërgonte shumë më tepër trupa se kaq.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjithë personelin e ambasadës që të largohet nga Iraku urgjentisht, duke shkallëzuar tensionet me Iranin fqinj. Një paralajmërim i publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Irak tha se punonjësit në mbarë vendin duhet të largohen "sa më shpejt që të jetë e mundur".

Ky njoftim ka nxitur frikën se SHBA dhe Irani po shkojnë drejt luftës. Uashingtoni tha javën e shkuar se kishte zbuluar kërcënime të reja dhe urgjente nga Irani, i cili sipas zyrtarëve në SHBA po planifikon të sulmojë forcat amerikane në rajon.

Presidenti Donald Trump

Sipas “New York Times” zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kanë paraqitur javën e kaluar një plan të përditësuar për dërgimin e 120.000 trupave në Lindjen e Mesme nëse Irani sulmon forcat amerikane ose përshpejton ndërtimin e armëve bërthamore.

Duke dalë nga Shtëpia e Bardhë të martën, Trump u tha gazetarëve se: “A do ta bëja këtë? Sigurisht. Shpresojmë mos të na duhet ta planifikojmë, por nëse e bënim këtë, do të dërgoja shumë më tepër trupa se kaq.”

Konflikti në Iran mori një kthesë dramatike javën e kaluar, kur SHBA-ja dërgoi në rajon një flotë të pajisur me avionë bombardues të tipit “B-52” , e pasuar nga një luftanije dhe raketa ajrore.

Këto vendime erdhën pasi zyrtarët amerikanë ishin paralajmëruar nga inteligjenca se Irani po përgatitej për “lëvizje të rrezikshme”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po zhvillon dy udhëtime në përgjigje të lëvizjeve nga Teherani, një takim me zyrtarët rusë dje stafin e Ambasadës Amerikane në Moskë dhe një takim më pas me krerët europianë në Bruksel.

Ushtarët amerikanë në Lindjen e Mesme

Nga ana tjetër zyrtarët e Pentagonit konfirmuan planet për vendosjen e 120,000 trupave amerikane në Lindjen e Mesme nëse Irani fillon sulmon forcat amerikane. Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thanë për “Newsweek” se nëse vendosja e tyre aprovohet nga Trump, roli i 120,000 forcave do të përqendrohej në mbështetjen logjistike të forcave amerikane që ndodhen tanimë në rajon për një pushtim në terren.

“Forcat speciale amerikane zakonisht luajnë një rol të rëndësishëm si gjatë dhe para përgatitjes së betejave”, thanë zyrtarët e mbrojtjes.
Javën e kaluar Trump organizoi një takim urgjent në Pentagon me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Komandantin e Përgjithshëm Ushtarak, Drejtoreshën e CIA-s Gina Haspel dhe Drejtori e Inteligjencës Amerikane.

Burimet e Departamentit të Mbrojtjes thanë për “Newsweek” se të pranishmit nuk përjashtuan as mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Iran. Megjithatë, ato theksojnë takimi i klasifikuar në Pentagon është standard kur ka faktorë të përshkallëzimit të tensioneve. Sipas një zyrtari të Pentagonit, ky takim ishte një shfaqjeje force kundër Iranit.

Që nga ardhja në detyrë në fillim të vitit 2017, Trump ka kërkuar një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, duke braktisur paktin e nënshkruar në vitin 2015 nga të dyja vendet, së bashku me Kinën, BE-në, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Trump ka akuzuar Teheranin për financimin e grupeve militante dhe ndërtimin e raketave balistike.

John Bolton dhe presidenti Trump

Gazeta e njohur amerikane “New York Times” nuk ka nguruar ta krahasojë rritjen e tensioneve me Iranin me Luftën e Irakut të vitit 2003, e cila solli përmbysjen e presidentit irakian Saddam Hussein. Sipas saj, pushtimi amerikan tronditi mbarë rajonin dhe nxiti një kryengritje myslimane që fuqizoi grupet që do të formonin më pas grupin militant të Shtetit Islamik. Ai fuqizoi edhe Iranin, duke i dhënë Teheranit një ndikim të fuqishëm politike në rajon.

Frika e përsëritjes së një skenari të ngjashëm në Irak ka ardhur edhe nga fakti se John Bolton, luajti një rol kyç në pushtimin e Irakut. Akuzat se Sadam Hussein po prodhonte armë të shkatërrimit në masë erdhën pas raporteve të pakonfirmuara të inteligjencën dhe nuk janë vërtetuar kurrë.

Bolton ka përdorur akuza të ngjashme edhe ndaj Iranit, duke folur për një komplot të rrezikshëm që justifikon sipas tij vendosjen e aeroplanmbajtësit Abraham Lincoln. Në një intervistë të enjten me “NBC News”, ambasadori i Kombeve të Bashkuara në Iran, Majid Takht Ravanchi, argumentoi se këto komente ishin bazuar në "zbulimin e rreme" që u prodhua nga të njëjtët njerëz që pushtuan Irakun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë