Shendet

A mund të ndihmojë natyra të përmirësojmë stresin dhe ankthin?

Në një kohë kur shumë prej nesh po përballen me koronavirusin e ri si dhe një sërë shqetësimesh për të ardhmen tonë, a mundet që natyra të na qetësojë shpirtin?
“Kriza globale që po kalojmë na ka ndryshuar normalitetin dhe shumë njerëz e kanë pasur vështirë të mbijetojnë,” thotë Anna Jorgensen, e cila është hulumtuese e lidhjes se mjedisit me njeriun, në universitetin e Sheffield.
Shumë njerëz kanë humbur punën e tyre, ose punojnë në shtëpi, tashmë janë më shumë të frymëzuar për të eksploruar natyrën dhe janë përqendruar më shumë tek mjedisi. Ndërsa punimet nëpër fabrika dhe makina kanë rënë, ka më pak grimca të vogla në ajër, kështu që është më e lehtë për të punuar tokën. Më pak zhurma në qytet do të thotë më shumë tinguj të zogjve.
Kohët e fundit kemi parë një interes shumë të madh edhe për kopshtarinë. Të dhënat nga “Google Trends” tregojnë një dyfishim të kërkimeve në internet për bimë dhe farëra, në krahasim me një vit më parë.
A mund të na ndihmojnë përvojat në natyrë të menaxhojmë stresin dhe ankthin?
Ndikimi i natyrës në këtë pjesë është i pa dokumentuar, ka një studim i cili ka treguar efekte pozitive të natyrës në shëndetin tonë mendor.

Sipas pedagogut të mjedisit Mathew White, nga universiteti i Exeter., vetëm 10 minuta në diell, apo të ndjejmë ndjesinë e erës në fytyrën tonë mund të na ul stresin.
“Nëse shikojmë peizazhe të bukura, si një vijë e pasur bregdetare ose një pyll i egër, i mbushur me një mori speciesh, ndiejmë emocione më të forta,” shtoi ai.
Lidhja me natyrën mund të na ndihmojë të ndihemi më të lumtur dhe më energjikë.
Gretchen C Daily nga universiteti Stanford, në SHBA, përdor thotë se kjo provë mjafton për Bankën Botërore dhe qeveritë e ndryshme në të gjithë botën, që të zhvillojnë politika për të integruar mjedisin natyror në peizazhet tona urbane. Aktivitetet e bazuara në natyrë, të tilla si kopshtaria dhe bujqësia, janë përdorur si pjesë e trajtimeve të shëndetit mendor në të gjithë botën me shekuj.
Provat tregojnë se ju gjithashtu mund të përfitoni nga natyra gjatë kohës që jni në izolim apo punoni në distancë. Një eksperiment instaloi ekrane të mëdha plazma të skenave natyrore në kohë reale jashtë një zyre dhe rezultoi se njerëzit ishin më të lumtur teksa shihnin një gjë të bukur.
“Ndërsa tingujt kanë një fuqi të veçantë për të evokuar kujtesën,”sipas studiuesit Alex Smalley.
Kështu që ndjenjat tuaja mund të përmirësohen duke dëgjuar regjistrime të tingujve natyrorë.
Pse natyra ka një efekt kaq pozitiv?
“Një pjesë e fuqisë së natyrës qëndron në aftësinë e saj për të zhbërë gjithçka që po provokon shumë stresin tonë,” shpjegon Daily.

Ai tregon se lëvizjet e ngadalta siç janë rrjedhat e ujit ose retë që lëvizin nëpër qiell, krijojnë qetësi mendore dhe studiuesit këtë gjë e kanë quajtur prej kohësh “magjepsja e natyrës”.
Tendenca ndaj një bime na ndihmon të vlerësojmë fuqinë që kemi për ta ushqyer dhe na jep një ndjenjë të arritjes kur lulëzon bima, gjë që sipas doktor Jorgensen është veçanërisht e rëndësishme për ata që kanë probleme me shëndetin e tyre mendor.
Sipas White, përfitimet ndaj natyrës arrihen maksimalisht nëse mund të kalojmë gjithsej dy orë në javë duke u marrë me natyrën. Sa më shumë shqisa të përdorim jo vetëm shikimin dhe tingullin, por edhe të nuhasim, të ndiejmë dhe të shijojmë, aq më të mëdha janë përfitimet./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë