Mendim

A ka bërë feminizmi që bota t’i urrejë meshkujt?

Pse kur përmendet fjala ‘plehrë’ si meshkujt ashtu edhe femrat mendojnë se po flitet për një mashkull?

Shprehjet feministe janë aq të shpeshta sa tingëllojnë tashmë si klishe. Feminizmi ka të bëjë me luftën për barazi, por etiketimi për të urryer meshkujt duket se ka çuar drejt një keqkuptimi të madh.

Shumë aktivitste feministe sot i kanë kaluar caqet e sulmeve gjinore duke i kthyer në sulme kundër meshkujve, për shkak të sjelljeve personale: mënyrën se si ata flasin, mënyrën se si ata qasen drejt një marrëdhënieve, madje edhe mënyrën se si ata të ulen në një vend publik.  Gabimet e disa meshkujve janë deklaruar si dënime gjithëpërfshirëse duke u marrë për të mirëqëna se përgjithësime të tilla janë një shenjë e bashkëfajësisë.

Ndërkohë, akuza të ngjashme në drejtim të grave do të konsideroheshin gabime të pafalshme.

Ky antagonizëm gjinor nuk bën asgjë për të çuar përpara misionin e papërfunduar e barazisë. Fiksimi mbi meshkujt që sillen keq është një shpërqendrim nga problemet themelore, të tilla si ndryshimet në vendin e punës. Sjellja e keqe ndaj meshkujve jo vetëm që përbën një keqinformim mbi meshkujt por informon pak gra mbi feminizmin.

Feminizmi ka ngjallur reagime të mëdha në vitet 1960, Betty Friedan nuk i shikonte burrat si bashkëqytetarë, por si viktima të ngarkuar nga presionet shoqërore dhe nga pritjet e grave të tyre, të cilët vareshin mbi ta sipër të jetuar ashtu edhe për tu identifikuar.

Kjo filloi të ndryshojë në vitet 1970 me rritjen e feminizmit radikal. Kjo lëvizje, me sloganin "personalja është politike", solli një valë zemërimi nga femrat kundrejt meshkujve si për faje kolektive ashtu edhe individuale.

Kjo tendencë ka arritur një kulm të ri shqetësues në teoritë radikale feministe që shohin qytetërimin modern perëndimor si patriarkal.

Një arsye për fuqizimin e këtij fenomeni është media sociale.  Meshkujt që paralajmërojnë në lidhje me ish-të dashurat e tyre dhe këshillojë njerëzit e tjerë për të shmangur marrëdhëniet me femra që kanë  karakteristika të ngjashme, në përgjithësi e bëjnë me anë të internetit.

Megjithatë, një zë kryesor i brezit të ri feminist, shkrimtarja britanike Laurie Penny, mund të përdorte thëniet e veta për të përshkruar të gjithë ish të dashurit  të cilët papritur u ‘’bënë të këqinj dhe u larguan". Ajo madje u ka kërkuar grave dhe të vajzavve të qëndronjnë më mirë vetëm se sa të humbin viteve të tëra, pa dashuri dhe mirënjohjë.

Feministet vënë në dukje anën më të keqe të mundshme në sjelljen e meshkujve.

Gjërat kanë arritur në një pikë ku akuzat e vazhdueshme për nivelin e ulët të meshkujve që sillën keq janë bërë një zhurmë e vazhdueshme për veshët shurdh të medias online.

Një shkrim i‘Vice’ i titulluar, ‘’Burrat janë të neveritshëm” nxori në pah se nëse përmendet fjala plerë: si burrat dhe gratë instinktivisht mendojnë se po flasim për një mashkull. Në qoftë se ky studim do të kishte nxjerrte në pah një tipar negativ për gratë (ose homoseksualët apo myslimanët), me siguri do të ishte marrë si sulm dhe jo konfirmim i realitetit.

Kjo ka rëndësi, dhe jo vetëm për shkak se mund ti largojë njerëzit nga problemet esenciale me të cilat përballen gratë por sepse kur dëgjojmë se fuqia e femrave është triumfuese dhe po vjen "fundi i burrave", ose të paktën i burrërisë tradicionale, njerëzit fillojnë të përballen me disa probleme reale. Femrat tani janë duke fituar rreth 60 për qind e diplomave të universitetit; eegjistrimi i meshkujve në kolegj pas shkollës së mesme ka ngecur në 61 për qind që nga viti 1994, edhe pse regjistrimi i femrave është rritur nga 63 për qind në 71 për qind.

Kryesisht punët e zyrave për meshkujt janë në rënie, dhe rritja e amësisë ka lënë shumë njerëz të shkyçur nga jeta familjare. Modeli i vjetër i martesës dhe atësisë është shpallur i vjetruar, por idealet e reja mbeten ende të paqarta.

Ndoshta duke u tallur dhe duke qortuar meshkujt nuk është mënyrë për të treguar se revolucioni feminist është në paralelizëm me barazinë. Mesazhi se feminizmi mund të ndihmojë njerëzit, duke vendosur vlera të barabarta në rolin e tyre si prindër është kundërshtuar edhe nga Clementine Ford, të cilit i duket për të qeshur, insistimi se feminizmi është vetëm për gratë.

Sipas tij, feminizmi nuk tregon se ‘çlirimi i grave’ duhet të shkelë mbi të drejtat meshkujve.

Urretja ndaj meshkujve nuk mund të përbëjë ndonjë dëm real  për shkak se burrat kanë fuqi dhe privilegj. Pak do të mohonin realitetin historik të dominimit mashkullor.

Por përtej internetit, kultura jonë ka nevojë për shërim nga luftërat gjinore. Që të jetë pjesë e këtij shërimi, feminizmi duhet të përfshijë edhe meshkujt, jo vetëm si aleatë përkrahës, por edhe si partnerë, me zë të barabartë dhe të dreja të barabarta./Washington Post/

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë