Analize

A ka të drejta themelore një vend ku mjekët “vrasin” fëmijët e pashpresë?

Alfie Evans

Jeta, liria dhe lumturia, janë ndër të drejat themelore të njeriut, të përcaktuara nga vetë Thomas Jefferson teksa bashkë me themeluesit e tjerë të shtetit u përpoqën të mbronin " të drejtat e anglezëve".

Por për fat të keq, këto të drejta nuk ekzistojnë më në Angli, ku dy fëmijë të vegjël nuk janë më jetë, pasi prindërve të tyre ju mohua liria dhe e drejta për të vendosur për jetën e fëmijëve të tyre.

Gjithkush e di se burimet mjekësore janë të kufizuara dhe kërkesat e pacientëve mund të jenë të mëdha dhe mund të vijnë kohët kur mjekët mund të mendojnë se koha dhe paratë e shpenzuara për të mbajtur në jetë pacientët e pashpresë mund të shpenzohen më mirë për të ndihmuar dikë tjetër.

Prindërit e Charlie Grand duke luftuar me mjekët për të mbajtur në jetë vogëlushin e tyre

Megjithatë, ky nuk ishte rasti i dy fëmijëve që u “vranë” në Angli, prindërit e të cilëve u ndaluan, jo vetëm që të merrnin fonde qeveritare, por edhe të përdornin paratë e tyre për t'i ndihmuar.

 Ata madje u përpoqën të largonin fëmijët nga vendi me shpresen se dikush tjetër mund t’i ndihmonte, por edhe kjo e drejtë iu ndalua.

Edhe sikur të kishin jetuar në Gjermaninë Lindore përpara çlirimit, ata do të kishim më shumë kontroll mbi jetën e tyre, fondet dhe familjen dhe lirinë e lëvizjes. Të vetmet gjëra që mungonin ishin tela me gjemba dhe roje të armatosura në muret e spitalit.

Protesta per Alfie Evans

Anglia ka qenë prej kohësh bastioni i lirisë, vendi i parë që ka vënë kufizime mbi fuqinë e qeverisë ndaj të drejtave të njeriut, duke u dhënë qytetarëve liri ku mund të mbështeten.

Që atëherë këto të drejta kanë rrëzuar nga froni një sërë mbretërish, duke filluar nga Eduardi I  tek, Richardi II, Richardi III dhe Charlesi I, për të hequr më pas djalin e tij Charlesin II, i cili nuk beri pothuajse asgjë dhe për të vazhduar më pas me vëllanë e tij, Jakovin, i cili me sa duket nuk e kishte marrë ende mësimin.

“Zoti e shpëtoftë Mbretin” ka qenë prej kohësh motoja e Anglisë, por nëse Mbreti mbante anën e tregtarëve të Londrës ose pronarëve të mëdhenj tokësorë dhe i dilte kundra popullit, atëherët kreut të kurorës do t’i duhej vërtët ndihma e zotit.

Homazhe per Alfie Evans

Para Luftës së Madhe Civile, anëtarët e Parlamentit bllokuan dyert e parlamentit kundër ushtarëve të Mbretit, të cilit kishin ardhur për të arrestuar kritikët e tij. Nuk kaloi shumë kohë dhe mbretit i iku koka.

Më e keqja nuk është fakti se këta fëmijë ndërruan jetë, por fakti që prindërve të tyre iu mohua e drejta  për t’i lëvizur, për të shpenzuar mbi shërimin e tyre dhe për t’i shpëtuar.

Këto janë gjërat që përcaktojnë lirinë personale. Nëse nuk i zotëronjmë atëherë jemi të gjithë skllevër.

Anglëzet ë përçmojnë Donald Trump dhe e konsiderojnë si fashist duke këmbëngulur se të drejtat e qytetarëve janë në rrezik.

Prinderit e Alfie Evans

Megjithatë, të drejtat e amerikanëve mbeten ende të paprekura, por burokratët e devotshëm dhe liberalët e klasës së mesme në Britani kanë imponuar një sistem totalitar ndaj popullit të tyre.

Nuk mund të them nëse ka nevojë për një luftë civile, për të rivendosur të drejtat e tona themelore, por dikush duhet të bëjë diçka, sa më shpejt.

Kush ishte Alfie Evans?

Rasti tragjik i një djaloshi 23-muajsh i cili vdiq pasi kaloi më shumë se një vit në spital tërhoqi një vëmendje të gjerë mediatike. Prindërit e Alfie Evans kishin luftuar për ta dërguar në Romë për trajtim të mëtejshëm, por disa ditë më pare një gjykatë vendosi se aparaturat që e mbanin në jetë mund të fikeshin.

Alfie Evans

Alfie u shtrua për herë të parë në spitalin e Liverpulit në dhjetor të vitit 2016, ku mjekët e diagnostikuan më një sëmundje të rëndë neurologjike të cilën nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë.

Prindërit e Alfie dhe drejtorët e spitalit u përleshën vazhdimisht, pasi mjekët këmbëngulnin se truri i të voglit kishtë vdekur dhe se ishte e kotë ta mbanin në jetë.

Prindërit këmbëngulën se donin ta dërgonin në një spital në Itali, por gjykata i ndaloi duke thënë se nuk ishte e ligjshme që Alfie të vazhdonte një trajtim i tillë mjekësor.

Të ulur para gjykatës mjekët u shprehen se trajtimi mjekësor ndaj të voglit ishte "i kotë dhe çnjerëzor".

Gjykata vendosi heqjen e aparaturave që e mbanin në jetë, por babai i Alfies zbuloi se djali i tij vazhdonte të merrte frymë edhe pa ndihmën e aparaturave.

Të martën në mëngjes, James postoi një foto në Facebook, duke e treguar të birin tek flinte në krahët e tij.

"Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh, ai ka treguar se mjekët e kanë gabim sepse ai është i fortë dhe i mahnitshëm ”, shkruante James.

Duke folur jashtë spitalit dy ditë më vonë, zoti Evans vlerësoi stafin për mënyrën si kishin trajtuar Alfien dhe falënderoi përkrahësit e tij, por u kërkoi të ktheheshin në shtëpi , duke dhënë lajmin tragjik se djali i tij nuk jetonte më./Examiner- BBC/

New method to detect falsified medicines


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë