Shkencë

A është zbuluar “ekzohëna” e parë? Astronomët kanë gjetur një trup hapësinor misterioz tre herë më i madh se Toka

Astronomët mendojnë se kanë gjetur një 'ekzohënë' – një hënë që ekziston jashtë sistemit tonë diellor – bazuar në të dhënat nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA -s. Në një punim të ri, ekspertët raportojnë zbulimin e një trupi misterioz që është pothuajse tre herë më i madh se Toka, të cilin ata mendojnë se është një ekzohënë. Është më shumë se 32 kilometra në diametër, krahasuar me diametrin e Tokës prej 12 kilometrash.
Ai po rrotullohet rreth një planeti të madhësisë së Jupiterit të quajtur Kepler 1708b në një sistem tjetër diellor, 5500 vite dritë larg nga Toka. Ekzistenca e ndonjë ekzohëne ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Meqenëse ekzohënat nuk mund të imazhohen drejtpërdrejt, prania e tyre konstatohet kur ato kalojnë përpara një ylli, duke e zbehur për një moment dritën e yllit.

Fotografi nga teleskopi hënor i dërguar nga NASA. Marrë nga "Daily Mail" 14 janar,2022


Vëzhgimet nga teleskopë të tjerë hapësinorë, si “Hubble”, do të nevojiten për të verifikuar zbulimin, një proces që mund të marrë vite. Nëse konfirmohet, nënkuptohet se ekzohënat janë po aq të zakonshme në univers sa ekzoplanetet (planetët jashtë sistemit tonë diellor). Zbulimi u drejtua nga profesori David Kipping dhe laboratori i tij Cool Ëorlds në Universitetin e Kolumbisë dhe është botuar në “Nature Astronomy” .

“Astronomët kanë gjetur më shumë se 10,000 kandidatë për ekzoplanet deri më tani, por ekzohënat janë shumë më sfiduese sepse janë një zonë e panjohur”, tha profesori Kipping, i cili ka kaluar vitin e fundit duke kërkuar për ekzohëna.
Eric Agol, një profesor i astronomisë në Universitetin e Uashingtonit, tha se ai dyshon se ky sinjal i fundit do të dalë i vërtetë, por të tjerët dukeshin më optimistë.

Fotografi nga teleskopi në Hënë i dërguar nga NASA. Marrë nga "Daily Mail" 14 janar,2022


“Mund të jetë thjesht një luhatje në të dhëna, qoftë për shkak të yllit apo zhurmës instrumentale”, tha profesor Agol.
Michael Hippke, një astronom i pavarur në Gjermani, tha se zbulimi i ri "është shkenca në më të mirën e saj".
"Ne gjejmë një objekt intrigues, bëjmë një parashikim dhe ose konfirmojmë kandidatin e ekzohënës ose e përjashtojmë atë me vëzhgime të ardhshme," tha ai.

Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë