Keshilla

A është në rregull të vraponi gjatë një vale të nxehtë?

Frymëzimi për të ushtruar ose për të filluar një zakon të ri mund të vijë në momentet më të papërshtatshme... edhe në verë kur temperaturat janë të larta.

Vala e të nxehtit e bën vrapimin pothuajse të padurueshëm kështu që si mund të vazhdojnë ato që duan të bëjnë vrap?

“Nëse nuk jeni mësuar të vraponi në temperatura më të larta, mund ta gjeni veten duke luftuar dhe nëse termometri po arrin 30°C apo më lart, mund të shmanget më së miri, përveç nëse jeni në një stërvitje në një palestër me ajër të kondicionuar”, thotë Christian Allen, trajner.

Ai thotë se cdo njeri duhet të njohë limitet e veta dhe të dëgjojë trupin. Trupi juaj do të duhet të punojë më shumë në vapë, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar të ushtroheni kur është nxehtë. Pranoni se çdo lëvizje është e mirë dhe nuk duhet të jetë performanca juaj më e mirë. Në veçanti në një valë të nxehti, mund të jetë më mirë të shmangni stërvitjet si sprintet në kodra ose intervalet”, shton Allen.

Hidratohuni mirë

Dehidratimi është një rrezik real në këto temperatura.

“Disa nga shenjat kryesore që tregojnë se jeni të dehidratuar përfshijnë kristalizimin e kripës në lëkurën tuaj, ose kur e gjeni veten duke filluar të ngadalësoheni ose të luftoni. Djersitja e madhe është gjithashtu një tregues se po humbisni lëngje dhe minerale vitale të cilat duhet të plotësohen, ose rrezikoni të vuani nga dehidratimi, ngërçet e muskujve dhe goditjet nga nxehtësia.

“Sigurohuni që të jeni të hidratuar mirë përpara nisjes dhe të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës”, thotë Allen.

“Merrni shumë lëngje në orët, madje edhe ditët përpara. Gjatë vrapimit, shishet e ujit mund të jenë të vështira për t'u mbajtur por nuk duhet të mungojë kurrë”.

Zgjidhni kohën me mençuri

Nëse jeni duke kërkuar për një vrapim në kohë më të freskët, vrapimi në mëngjes ka të ngjarë të jetë më i mirë dhe mund të ndiheni më rehat se vrapimet në mbrëmje.

Gjithashtu, duhet të keni kujdes se çfarë vishni kur vraponi në temperatura të larta.

Kur bëhet fjalë për rrobat e vrapimit, pambuku është një ‘jo’ e madhe. Materiali jo vetëm që bllokon nxehtësinë, duke penguar aftësinë e trupit tuaj për t'u ftohur, por gjithashtu thith djersën, duke mbajtur lagështinë në lëkurën tuaj. Në vend të kësaj, kërkoni një komplet që ka ajrosje rrjetë për kalimin e ajrit dhe mbrojtje UV për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e fuqishme të diellit.

Mund të duket e vështirë për t’u bërë, por shtresat bazë me mëngë të gjata dhe deri në kyçin e këmbës mund të jenë të dobishme për vrapimin në diell, pasi materiali që largon lagështinë, largon djersën nga lëkura juaj, si dhe ju mbron nga rrezet UV. Gjithashtu këshillohet që të shmangen ngjyrat e errëta, pasi ato thithin nxehtësinë e diellit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë