Keshilla

A është i vërtetë ‘rregulli i 3 muajve’ për çiftet e reja?

Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë tre muajve. Le të themi që është një kohë e mjaftueshme për të vendosur për një punë të re, për të nisur palestrën, për të bërë një udhëtim etj. Duket se edhe në çështjen e ndjenjave, “rregulli i tre muajve” është një kohë e mjaftueshme për të kuptuar disa sinjale për personin që ke nisur një marrëdhënie të re.

Por, a mund të jenë vërtetë tre muaj një kohë e mjaftueshme për të mësuar më shumë rreth njeriut për të cilin keni nisur të keni ndjenja? Kjo është një pikë ku ekspertët ndahen në qëndrime të ndryshme.

Çfarë është realisht rregulli i tre muajve gjatë një njohjeje në çift?

Sipas ekspertëve, periudha tremujore nga dita e parë e takimit me dikë është një kohë e mjaftueshme që partneri/ja të zbulojë qëllimet e vërteta, personalitetin dhe karakterin. Por, jo të gjithë bien dakord me këtë tezë.

“Tre muajt e parë të njohjes me dikë janë një kohë iluzionesh. Në vend që ta shihni personin në mënyrë objektive, ju e shihni atë me sytë e zemrës, pra siç e kishit parashikuar që të ishte”, tha Ami Angelowicz, një terapiste gjatë podkastit të saj.

Koncepti i rregullit të tre muajve ka njohur goxha rritje, ndërsa sipas të dhënave të Google Trends, njerëzit po tregojnë interes të shtuar për këtë term, sidomos gjatë muajve të fundit.

A është i saktë dhe i besueshëm ky rregull?

Ekspertët janë të ndarë sesa i dobishëm është rregulli i tre muajve. Gabriela Reyes, një terapiste për çiftet dhe familjet thotë se është mbështetëse e këtij rregulli.

“Unë i kam inkurajuar klientët e mi që të ndjekin diçka shumë të ngjashme me ‘rregullin e tre muajve’ për vite me radhë,” thotë ajo. Ajo e konsideron këtë hapësirë kohore si një "periudhë prove" të përshtatshme që ju jep mundësinë të zbuloni sa përpjekje bën një person që raporti të forcohet dhe të ecë përpara. Kjo edhe në situata trishtimi, stresi, zemërimi etj.

Krystal Mazzola Wood është një tjetër terapiste çiftesh, por që nuk bie dakord me këtë rregull, madje e sheh thjesht si të tepërt. Ka raste kur dikush mund të fshehë sjelljet ose identitetin e tij të vërtetë për një periudhë "shumë më të gjatë" se tre muaj. Ajo që të vjen në mendje është një narcisist abuziv që është bombardues i ndjenjave. Ai/ajo mund të duken ende "të përsosur" pas tre muajsh, kur në fakt ata thjesht po përdorin taktika manipuluese për të fshehur sjelljen e tyre më të dëmshme.

Koha më e mirë për të folur "çfarë jemi ne" varet nga rrethanat individuale dhe nuk do të ndodhë gjithmonë pikërisht në prag të tre muajve.

Pra, ekspertët vazhdojnë të jenë të ndarë në këtë çështje, nëse tre muaj mjaftojnë apo jo për të njohur njeriun me të cilin ju keni nisur një romancë të re!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë