Njerez

A e rrit meditimi produktivitetin në punë? Përgjigjen studiuesit

Studime  të shumta po kryhen rreth reduktimit të stresit dhe përqendrimit më të mirë, veçanërisht në punë. Disa nga kompanitë më të mëdha në botë, përfshirë Google dhe Nike , kanë përqafuar praktikën e meditimit në oraret e punës, këto kompani e përdorin meditimin si një mënyrë  për të trajtuar stresin tek punonjësit e tyre. Meditimi përdoret gjithashtu edhe për të motivuar punëtorët, thonë hulumtimet e bëra mbi marrëdhëniet midis mirëqenies dhe produktivitetit.  Ndërsa një studim i ri thotë se meditimi mund të mos jetë mënyra më e mirë për të rritur motivimin tuaj në punë.

“ Meditimi ka të bëjë me pranimin  e të tashmes, e cila është e kundërta për të qenë i motivuar për të bërë diçka, kështu që meditimi është në kundërshtim me motivimin për arritjen e një qëllimi", argumenton Kathleen Vohs, profesoreshë  marketingu në Universiteti i Minesotës dhe bashkë autore e studimit.  Vohs regjistroi qindra pjesëmarrës për të testuar teorinë e saj në pesë studime. Në të parën, 109 pjesëmarrës u trajtuan me instruksione audio dhe  teknikat e meditimit të vëmendjes dhe  ndërgjegjes nga një trajner meditimi. Një grupi krahasues i’u kërkua që thjesht t'i linin mendjen e tyre të lirë. Pas një seance 15 minutëshe , të gjithë pjesëmarrësve i’u kërkuan të trajtojnë disa detyra të thjeshta , duke përfshirë një enigmë, dhe redaktimin e një teksti. Më pas ata u pyetën se sa ishin të motivuar për ta bërë  punën që iu ishte caktuar , apo thjeshtë të vazhdonin me detyrën e caktuar.

Vohs dhe bashkëautorja e saj Andrew Hafenbrack nga Shkolla e Biznesit dhe Ekonomisë në Lisbonë , zbuluan se nivelet e vetë-raportuar të motivimit të atyre që kishin medituar ishin më të ulëta se grupi i kontrollit. Medituesit gjithashtu kishin më pak përqendrim për të ardhmen, të cilat studiuesit thanë se mund të ndërpresin proceset e sjelljes që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve. Vohs gjithashtu  argumenton se studimi tregon rrezikun e mundshëm të zbatimit të diçkaje që nuk ka shumë hulumtime pas saj.

"Bota perëndimore, amerikanët në veçanti, duan një ilaç", thotë ajo. "Nëse meditimi i vëmendjes do të vinte në formë pilule , kjo do të kishte rezultate. Por meditimi që po përdoret është pa kalori, i lëvizshëm, nuk kushton asgjë, dhe është kapitalizuar mbi ju, ulur poshtë dhe duke mos bërë asgjë.  Qëndrimi i Vohs është kundër meditimit, sipas saj meditimi nuk ndihmon asgjë, thjeshtë është një investim por pa rezultate pozitive.

Meditimi është një industri në rritje të shpejtë,  në 2018 shërbimet e meditimit pritet të gjenerojnë 1.15 miliardë dollarë për ekonominë amerikane, sipas IBISWorld's Alternative Healthcare Providers në raportin e industrisë amerikane - dhe mesazhi i Vohs duket si diçka e pazakontë në mes të një vale studimesh që tregojnë rezultate pozitive rreth kësaj çështje.

Peter Malinowski, psikolog dhe drejtor i Laboratorit të Kërkimit të Meditimit në Qendrën e Hulumtimit të Universitetit John Moores për Trurin dhe Sjelljen, thotë se studimi i Vohs  nuk është i saktë. "Ata  përdorën në eksperimentin e  tyre një grup njerëzish që kurrë nuk kanë medituar më parë. Kështu që nuk mund të supozojmë se rezultati është i saktë, siç përshkruhet në studim, thotë ai. "Ata krijuan një program meditimi me përpjekjen për të sjellë shkurtimisht rezultatet e saj, por kjo nuk funksionon.

Gaelle Desbordes, një neuroscientiste në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts që përdor skanimet e trurit për të parë se si ndikon meditimi në tru, thotë se ekziston një rrezik që përfundimet e studimit do të mbivlerësohen. Ajo thotë se ndërsa rezultatet janë të besueshme, ato lidhen vetëm me periudha të shkurtra, të njëpasnjëshme të meditimit dhe jo një kurs më të gjatë të ndërgjegjes, të cilat studimi nuk i adreson.

Efekti i ndërgjegjësimit dhe meditimit në vendin e punës është një fushë relativisht e pa eksploruar. Hulumtimi për vëmendjen në vetvete po rrit ritmin - numri i gjykimeve me cilësi të lartë është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, por shumë studime kanë qenë të vogla dhe janë fokusuar në ndërhyrjet e shkurtra të meditimit.

Disa nga studimet më të besueshme kanë gjetur se ilaçet  mund të luftojnë depresionin, dhe mund të qetësojnë dhimbjet ,  por sipas  David Creswell, i Universitetit Carnegie Mellon, thotë se nuk ka studime që kanë shikuar efektet e  tyre përtej klinikave mjekësore.

Ndërsa kur bëhet fjalë për efektet pozitive ose negativet motivimin, kjo nuk ka të bëjë shumë me procesin e punës. Një studim i botuar në maj nga studiuesit e Universitetit Shtetëror të Iowait zbuloi se ndërgjegjja mund të luajë një rol në përmirësimin e motivimit, por kjo ka të bëjë me ushtrimin, ose produktivitetin në punë.

Një studim tjetër nga Gjermania dhe Hollanda që testuan përqendrimin në vendin e punës , zbuloi se pjesëmarrësit në këtë hulumtim, kishin nivele më të ulëta të stresit, por këtë nuk e shikonin si motivim  për punën që bënin. Desbordes thotë gjithashtu se ka shumë pak të dhëna për efektet afatgjata të trajnimit e përqendrimit.

“Po bëhen kërkime dhe shkencëtarët po marrin më shumë fonde, por do të duhen vite për t'u zbatuar”.

Por kjo nuk ka ndaluar disa nga kompanitë më të mëdha që investojnë në këto programet e meditimit, duke përfshirë LinkedIn, që i  ka kushtuar dhoma të veçanta meditimit. Në Sunnyvale, kohëve te fundit u zbuluan se nëntë dhoma në kompani ishin përdorur mesatarisht 15 herë në ditë për të medituar. (Dhomat përdoren gjithashtu për praktikat fetare.).

"Unë besoj se është duke u punuar, bazuar në tregimet që punonjësit tanë ndajnë me ne, dhe  se si program meditimit ka ndikuar pozitivisht në jetën e tyre", thotë Michael Susi, kreu global i Wellness për kompaninë. Susi nuk pajtohet me mendimin e Vohs, dhe se meditimi nuk jep efekte pozitive menjëherë. Por lejon punonjësit të përceptojnë dhe organizojnë më mirë detyrën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë