Pyetja:Vajza ime fillon kopshtin këtë vjeshtë, pyetja ime është rreth stacionit të autobusit. Stacioni është poshtë rrugës nga shtëpia ime dhe unë mund ta shoh nga dritarja e kuzhinës. Një shoqe e imja, e shoqëron fëmijën e saj çdo ditë për dore tek stacioni i autobusit, por unë dua t'i mësoj vajzës time pavarësinë dhe besimin e saj. A është e sigurt për mua që ta lë të presë vetëm në stacionin e autobusit?
Përgjigja : Kjo është një pyetje me vend dhe në kohë. Sapo lexova artikullin e New York Times "Nënat në epokën e frikës" nga Kim Brooks dhe po reflektojnë se si vendi ynë ka humbur mendjen e tij kolektive rreth pavarësisë së fëmijëve dhe më e rëndësishmja, se si nënat janë veçanërisht të synuara për t'i lejuar fëmijët të bëjnë disa gjëra vetëm.
Në artikullin e Brooks është cituar një projekt-ligj që kohët e fundit kaloi në Utah që ndalon autoritetet e mirëqenies sociale t’ju marrin fëmijët prindërve, nëse ata lejojnë fëmijët e tyre të dalin të lozin në ambiente jashtë ose të kenë ndonjë aktivitet tjetër. Ka një kufi të përcaktuar kur bëhet fjalë për moshën e fëmijës, dhe se kur është e lejueshme që fëmija të ketë kohë të pavarur për lojë apo për ndonjë aktivitet tjetër, por ligji nxit konceptin se prindërit janë gjykatësi më i mirë i asaj që fëmijët e tyre mund të trajtojnë, pra duhet të jenë të informuar mirë rreth asaj që fëmijët bëjnë.
Mendoni për këtë! Tani kemi nevojë për një projekt-ligj për të siguruar prindërit se fëmija i tyre që luan në një park, ecën në shkollë, kalëron një biçikletë ose ulet në një makinë ndërsa një nënë po bën pazar, është i sigurt.
“U ktheva te mamaja ime dhe i thashë: "Unë mendoj se kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë time i ulur në Volksëagen Rabbit, duke ju pritur ju ndërsa ju hynit në market ose banke. Për të cilën ajo u përgjigj. “Ti ishe i sigurt, të gjithë prindërit kështu vepronin.” Tani, cikli 24-orësh i lajmeve na ka paralizuar me frikën e vrasësve serial, rrëmbyesve dhe pedofilëve. Ne shpesh i mbrojmë fëmijët tanë nga rreziqet jo ekzistuese, dhe në vend të kësaj krijojmë një kulturë ankthi dhe paranoje.
Por ju keni një pyetje të thjeshtë, duhet ta lejoni fëmijën tuaj të ecë vetëm deri tek stacioni i autobusit?
Së pari, mendoni nëse fëmija juaj është në gjendje të përshkruajë këtë rrugë vetëm. Ju mund të lexoni çdo artikull, kolonë, blog dhe libër për atë që duhet të bëni, por vetëm ju e dini. Sa e pavarur është vajza juaj? A merr dot ajo nismë? A do të gëzonte kjo lloj lirie? Mund t'i besoni asaj (aq sa mund t'i besoni një fëmije të moshës së kopshtit)? Edhe nëse fëmija juaj është shumë i disiplinuar, në fillim të vitit shkollor ju duhet ta shoqëroni fëmijën tuaj për tek stacioni i autobusit. Fillimi i shkollës është një tranzicion mjaft i madh dhe hyrja në autobus me të huajt mund të jetë frikësuese. Shoqëria e prindit ju jep fëmijëve besim, ndërsa ata ndihen më rehat me rutinën. Ndonëse unë promovoj me forcë idenë se fëmijët duhet të jenë vetëm teksa luajnë më femijët e tjërë në parkun e lagjes, sa i përket rrugës për në stacionin e shkollës, ata duhet të shoqërohen. Ndoshta pas disa javësh apo muajsh fëmija juaj do të jetë në gjendje të shkojë vetëm në stacionin e autobusit, gjithsesi edhe atëherë duke e kontrolluar me sy nga larg, fëmija përpara, ju mund ta ndiqni nga pas në disa metra largësi, ose nga ballkoni i shtëpise apo i kafeneve. Kjo është prindërimi me pak fjalë. Pak nga pak, u lejojmë fëmijëve tanë më shumë liri. Gjithashtu, mos u habitni nëse, pas njëfarë kohe që fëmija ka ecur vetëm, vajza juaj reagon dhe dëshiron të ecë me ju përsëri. Çështjet e miqësisë, si dhe problemet e tjera të vogla dhe pasiguritë mund të shkaktojnë që vajza juaj të ketë nevojë për ju përsëri. Mos u shqetëso; ndoshta nuk do të zgjasë. Mos injoroni kërkesën e saj, edhe shëtitjet e shkurtra mund të ofrojnë një mundësi të madhe për të dëgjuar për atë që po ndodh në jetën e fëmijës suaj.
Sido që të jetë, mos e shtyni pavarësinë e fëmijës. Le të dalë në mënyrë të natyrshme./The Washington Post
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.