Lajme

A duhet t’i besojmë KQZ-së? ISP nxjerr tabelën me shifrat paradoksale të 30 qershorit

Zgjedhjet e 30 qershorit përpos faktit të bojkotit nga opozita po karakterizohen edhe nga debati i nivelit të pjesëmarrjes në votimeve dhe në deklarimin e shifrave të dyshimta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Numrin e votuesve më shumë se na kuti është konstatuar edhe nga Instituti i Studimeve Politike, i cili ka bërë krahasimin me shifrat e publikuara nga ana e KQZ-së për bashkinë e Elbasanit.
Instituti i Studimeve Politike në një analizë të bërë thekson se pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale.
“Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??”, shkruan ISP.

Tabela e nxjerrë nga KQZ dhe publikuar nga ISP


Pikërisht nga këto luhatje të shifrave dhe mospërputhje, sipas Institutit, ngrihen dyshime nëse duhet t’i besojmë ose jo KQZ-së, institucionit që në këto zgjedhje operoi i "gjymtuar" dhe ku vendimmarrja u mor vetëm nga 4 anëtarët e majtë.

Numërim votash nga zgjedhjet e 30 qershorit

“Çfarë ka ndodhur? Kush ka të drejtë dhe kush mban përgjegjësi? A duhet t'i besojmë KQZ-së apo duhet të vazhdojmë të verifikojmë edhe të dhënat e tij? Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki. Në rastin e parë KQZ tregon edhe më tej se më shumë është kujdesur për të qenë korrekt me detyrimet dhe deklarimet politike sesa me ushtrimin e funksionit të tij ligjor në administrimin me standarde të zgjedhjeve. Por në të dy rastet është e qartë tashmë se modeli mbipartiak me KQZ/KZAZ/KQV/GN ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ka ardhur koha për t’u dhënë fund komisarëve e militantëve partiakë në administrimin zgjedhor”, thekson Instituti i Studimeve Politike.

Reagon PS, Balla: Fake news nga opozita
Shifrave të publikuara nga ISP-ja, sollën edhe reagimin kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili është edhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit. Në një status në Facebook, Balla i cilëson si një matematikë “alla Lulzim Basha”, duke u nisur nga fakti se Instituti për shifrat e deklaruar kishte vënë në dijeni edhe ish-këshilltarin e Berishës, Neritan Sejamini, në një kohë që nuk ka asnjë lidhje me këtë OJF.
“Matematikani” i shquar Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-neës për rezultatet zgjedhore. Më të paaftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini. Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulzimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur paaftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë”, shkruan Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/pcb.2320322751346646/2320311038014484/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë