Keshilla

A duhet t’i anuloni udhëtimet nga frika e koronavirusit?

Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të merrni vendimet e duhura

A duhet t’i shtyni ose anuloni udhëtimet që keni planifikuar prej kohësh për shkak të koronavirusit? Përgjigjja për këtë pyetje varet nga destiancioni. Për disa vende, përgjigjja është po, për disa të tjera jo.

Rreziku më i madh është nëse sëmureni me një grip të thjeshtë gjatë udhëtimit, mund të përfundoni në ndonjë karantinë diku sepse simptomat në fazat e hershme të koronavirusit janë shumë ngjashme me ato të gripit.

"Unë mendoj se është një kohë e mirë për të kuptuar sa jemi të gatshëm të rrezikojmë," thotë Henry Wu, drejtori i Qendrës “Udhëtoni me Kujdes” në Universitetim e Emories në SHBA. "Ka shumë mundësi për komplikime për udhëtarët, edhe nëse po udhëtojnë drejt vatrave ku ka shpërthyer epidemia e virusit."

Me koronavirusin që është përhapur nga Azia në Europë, mbledhjet dhe konferencat janë anuluar, linjat ajrore janë treguar të gatshme të anulojnë rezervimet pa penalizime financiare, pasi shumë udhëtarët po kërkojnë të shtyjnë ose anulojnë udhëtimet. Përhapja e virusit në Itali dhe Korenë e Jugut çoi në anulimin e mijëra udhëtimeve në SHBA drejt këtyre destinacioneve.

Fluturimet paraqesin rrezik më të madh sepse zakonisht hasni më shumë njerëz kur udhëtoni, thonë ekspertët e shëndetit publik. Ata shtojnë se masat paraprake të duhura, larja e shpeshtë e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës dhe përdorimi i dizinfektantëve të duarve ulin rrezikun.

Por si të vendosni nëse duhet ta anuloni udhëtimin apo jo? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të merrni vendimet e duhura:

Së pari, nëse jeni të sëmurë, mos udhëtoni. Ky rregull zbatohet gjatë gjithë kohës, por njerëzit e injorojnë. Ndryshimi i vetëm është se kësaj radhe mund të përfundoni në karantinë.

A duhet t’i anuloni udhëtimet nga frika e koronavirusit, Gazeta Si, 2020

Disa vende janë duke skanojnë udhëtarët për rritjen e temperaturës së trupit. Nëse keni ethe, mund të ndaloheni. Më tej, ekuipazhet e linjave ajrore, për të mos përmendur udhëtarët, janë në gatishmëri për këdo që teshtin ose kollitet. Në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që ekuipazhet e fluturimit të izolojnë pasagjerët e sëmurë. Dhe në aeroplan, mosrespektimi i urdhrave të ekuipazhit është një krim federal.

Së dyti, pa marrë parasysh se ku do të udhëtoni, ekziston rreziku i shtuar që udhëtimi mund të anulohet. Shpërthimi i epidemisë mund të bëjë që një qytet të vendoset nën izolim, fluturimet anulohen dhe udhëtarët vendosen të gjithë në karantine. Pra, bëni mirë të merrni parasysh gjithçka.

Merrni furnizime shtesë me ilaçe me vete. Merrni ilaçe për të ftohtin dhe një termometër. Sigurohuni që keni dokumentacionin e sigurimit shëndetësor në rast se sëmureni gjatë udhëtimit.

"Ndërkohë që mësojmë më shumë rreth virusit, qeveritë mund të ndryshojnë brenda natës se mënyrën se si po reagojnë," thotë epidemiologia amerikane Jennifer Nuzzo.

Së treti, merrni parasysh se  keni një rrezik më të lartë të sëmureni gjatë udhëtimit. Njerëzit e moshuar ose ata që vuajë nga probleme të mëparshme mjekësore duhet të shmangin udhëtimin.

“Njerëzit janë thjesht nervozë. Ata nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk duan të udhëtojnë më, pasi nuk do të ndjehen të qetë duke shkuar në një vend të huaj, ”thotë zonja Nuzzo.

Ka disa mënyra logjike për të bërë zgjedhjen e duhur është të informoheni se ku të shkoni. Përdorni aplikacionin për paralajmërimin e shpërthimit të koronavirusit, i cili azhurnohet shume shpesh dhe konsiderohet i besueshëm.

Niveli 3, i cili shënohet me të kuqe, është një paralajmërim i nivelit të lartë për një shpërthim serioz dhe tregon se duhet ta shmangni një shtet pse provincë të caktuar. Nëse destinacioni juaj është me të kuqe, si Kina kontinentale dhe Koreja e Jugut, vendimi është i thjeshtë.

A duhet t’i anuloni udhëtimet nga frika e koronavirusit, Gazeta Si, 2020

Nëse vendi drejt të cilit do shkoni është në nivelit 2 të rrezikut bën mirë të merrni masa paraprake. Ende mund të shkoni, por do të ishte mirë të shtyni ose anuloni udhëtimet në qarqet e Nivelit 2, Itali, Iran dhe Japoni. Prisni që gjërat të zgjidhen.

Edhe pa një njoftim zyrtar nga qeveri e vendit ku do të udhëtoni, ju mund të zbuloni se koncertet apo takimet janë anuluat. Dhe mbylljet për të parandaluar mbledhjen e turmave mund të ndodhin kudo.

Fluturimet në vetvete nuk konsiderohen si rrezik i madh. Dr Ëu vëren se nuk ka pasur raste të dokumentuara ose të konfirmuara të përhapjes së koronavirusit brenda një aeroplani. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se hapësira e aeroplanit në vetvete nuk është më e favorshme për përhapjen e infeksionit. Por afërsia e udhëtarëve ka rëndësi.

OBSH thotë se virusi transmetohet nga teshtimat pse kollitjet, dhe jeton në sipërfaqe për periudha të shkurtra, ndoshta 30 minuta. Grupe të tjera shëndetësore kanë vënë në dyshim se ai mund të jetojë shumë më gjatë në sipërfaqe. Nëse jeni i shqetësuar, fshini sipërfaqet që do të prekni në aeroplanët ose në hapësirat e tjera publike, siç janë dhomat e hotelit./Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë