Shkencë

A duhet të infektohen njerëz të shëndetshëm me Covid-19 për të testuar vaksinat?

Ndërkohë që qindra miliona njerëz, ndoshta miliarda, po mundohen të shmangin kontaktin shoqëror për të mos takuar koronavirusin e ri, studiuesit po diskutojnë ndërmarrje dhe qasjeje dramatike që mund të çojë në shuarjen e pandemisë: Infektimi i një grupi të madh vullnetarësh me Covid-19 për të zbuluar sa më shpejt vaksinën.

Shumë shkencëtarë e shohin vaksinën si zgjidhjen e vetme për pandeminë. Testet klinike filluan këtë muaj. Por një nga pengesat më të mëdha do të jetë të vërtetojnë se sa vaksina funksionon. Zakonisht kjo bëhet përmes studimeve të gjera, në të cilat vaksinohen mijëra dhjetëra mijëra njerëz dhe studiuesit ndjekin se si reagon trupi gjatë jetës së tyre të përditshme.

“Një mundësi më e shpejtë do të ishte kryerja e një studimi ndërkohë që vaksina testohet tek një grup i madh ’, argumentojnë shkencëtarët në një sugjerim të botuar këtë javë në revistën “Nature”. Kjo do të përfshijë ekspozimin e ndoshta 100 të rinjve të shëndetshëm ndaj virusit dhe duke parë nëse ata që marrin vaksinën arrijnë të infektohen,

Nir Eyal, drejtori i Qendrës së Bioetikës në Universitetin Rutgers dhe autori kryesor i sugjerimit thotë se studimi mund të bëhej në mënyrë të sigurt dhe etike. Pjesëmarrësit, argumenton ai, madje mund të përfitojnë.

Nir Eyal, ekspert i Bioetikës

Pse duhet t’i marrim nën konsideratë vaksinat eksperimentale të koronavirusit?

Argumenti kryesor është se eksperimentet mund të përshpejtojnë shumë kohën që duhet për miratimin e vaksinave. Ajo që merr më shumë kohë gjatë zbulimit të vaksinave është testi i efikasitetit, i cili bëhet në fazën e tretë. Vaksina duhet të testohet tek shumë, shumë njerëz, disa prej të cilëve marrin vaksinën dhe disa prej tyre marrin placebën. Studiuesit më pas përppiqen të gjejnë ndryshime midis këtyre dy grupeve.

Sidoqoftë, nëse do të ndjekim procedurën standarte të zbulimit të një vaksine, do të duhet një kohë shumë e gjatë derisa të dalin rezultate të interpretueshme. Por nëse u injektojmë të gjithë pjesëmarrësit e studimit një doze të vogël koronavirusi, do të duhet një periudhë shumë më të shkurtër për të marrë rezultate.

A ka ndonjë precedent të infektimit të njerëzve të shëndetshëm me një patogjen?

Ne bëjmë shpesh studime të përshpejtuara për sëmundje më pak vdekjeprurëse. Për shembull, për gripin, tifon, kolerën dhe malarinë. Ekzistojnë disa precedentë historikë për ekspozimin ndaj viruseve shumë vdekjeprurëse. Por shkenctarët nuk kanë gjetur ende një mënyrë për t'i bërë këto testime të sigurta.

Si mund të zhvillohet një studim i tillë?

Procedura fillon me testimin e disa vaksinave paraprake, derisa të gjeni vaksinën më të sigurt, që nxit reagimin e sistemit imunitar. Më pas studiuesit mbledhin një grup njerëzish në rrezik të ulët nga çdo ekspozim, individë të rinj dhe relativisht të shëndetshëm, dhe sigurohen që ata nuk janë tashmë të infektuar. Ata u injektojnë grupit të zgjedhur vaksinën dhe presin për një kohë të mjaftueshme për përgjigjen e sistemit imunitar. Më pas, grupit që iu infektua vaksina, ekspozohet ndaj virusit.

Pacient me Covid-19, në terapi intensive, Itali. Gazeta "Si", mars 2020

Më pas studiuesit ndjekin shumë nga afër të gjithë pjesëmarrësit për të parë nëse shfaqin shenja infeksioni dhe nëse po, t’i kapin sa më shpejt që të jetë e mundur. Zakonisht ata krahasojnë grupi që ka marrë vaksinën me një grup tjetër të infektuarish që po trajtohet me qetësues apo antibiotikë.

Cili është rreziku për pjesëmarrësit?

Rreziku ndaj të cilit ekspozohen pjesëmarrësit mund të zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme duke zgjedhur njerëz që janë relativisht të rinj dhe të shëndetshëm. Zakonisht studiuesit zgjedhin njerëz që tashmë kanë gjasa të ekspozohen ndaj COVID-19. Fatkeqësisht, ka shumë qytetarë që i përshtaten këtij përshkrimi sepse jetojmë në zona urbane.

Megjithatë, mjekët përpiqen të mbrojnë pjesëmarrësit e studimit duke i ekzaminuar ata çdo ditë ose më shpesh dhe duke u ofruar atyre një trajtim të shkëlqyer nëse infektohen edhe pas marrjes së vaksinës. Kjo nuk është e parëndësishme. Bazuar në përvojën në Itali dhe më shumë vende të tjera, përgjatë javëve të ardhshme pritet të ketë mungesë akute të burimeve të kujdesit kritik. Deri në kohën kur vaksina të jetë gati për përdorim të gjerë, mjekët mund të përdorin disa medikamente që janë provuar se funksionojnë. Dhe me siguri, në mesin e të infektuarve do të ketë shumë vullnetarët e guximshëm që do të jenë të gatshëm të trajtohen me këto medikamente.

A është etike?

Mund të duket sikur dikush që është vullnetar për të marrë pjesë në një studim për gjetje e vaksinës nuk ka aftësi për vendimmarrje racionale. Sidoqoftë, qeniet njerëzore udhëhiqen në pjesë më të madhe të jetës nga altruizmi. Dhe, siç thashë, edhe pse studimi sjell rreziqe për pjesëmarrësit, ai mund të shpëtojë pjesën më të madhe të botës nga rreziqe edhe më të mëdha. Dhe rreziqet nuk janë të larta. Pra, është në fakt racionale të marrësh pjesë në një studim të tillë.

A duhet të paguhen pjesëmarrësit?

Shumica e studiuesve nuk kanë kundërshtime të mëdha për të tërhequr pjesëmarrës duke ofruar stimuj financiarë. Por në rastin e gjetjes së një vaksine për koronavirusin, besimi i publikut është më i rëndësishëm, prandaj nuk është këshilluar tërheqja e  vullnetarëve përmes pagesave të larta., për të mos dërguar mesazhin se pre e këtij studimi janë vetëm të varfrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë