Mendim

A do t’i japë Hungaria azil politik Gruevskit?

Fati i ish-kryeministrit të Maqedonisë është tani në duar e kryeministrit hungarez Viktor Orban, një prej aleatëve më të vyer të Nikolla Gryevksit gjatë kohësqë ishte në pushtet. Pas përpjekjeve të gazetarëve për të marrë më shumë informacion rreth statusit të Gruevskit në Hungari, Zyra e Kryeministrit konfirmoi në njëdeklaratë se ai i kishte paraqitur me të vërtetë një kërkesë për azil.

"Duke pasur parasysh se ai ishte kryeministër i vendit të tij përdhjetë vjet, autoritetet hungareze kanë lejuar  Gruevskin të paraqesë kërkesën  për azil për arsye sigurie. Ajo është dërguar tanimë në selinë e zyrës së emigracionit dhe azilit në Budapest", tha zyra  e Orban. Por vendimi i Gruevskit për të ikur jashtë vendit dhe të kërkojë azil tek miku i tij i ngushtë, mund ta vërë udhëheqësin e Hungarisë në një pozicion mjaft të vështirë.

“Nëse Hungaria do të japë azilin e Gruevskit me pretekstin se jeta e tij mund të jetë në rrezik nëse kthehet në Maqedoni, Orban do të shkatërrojë më tejimazhin e tij në mesin e elitës politike kryesore të Evropës.  Por nëse do ta refuzojë dhe do  të braktisë një aleat me të cilin ka bërë fushatë, Orban mund të përballet me zemërimin e Presidentit rus Vladimir Putin" ,shkruan revista amerikane “Bloomberg”.

Ndërkohë që policia kontrollonte makinat dhe zyrat e VMRO DPMNE-së, një mesazh i postuar në faqen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Facebook i dha fund agonisë politike që kishte pushtuar përgjatë fundjavës Maqedoninë, për të bërë më dije se tashmë ishte shumë vonë.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski 

"Ditët e fundit unë kam marrë kërcënime të shumta me jetë. Unë jam aktualisht në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.” shkruante Gruevksi.

Ka mjaftuar ky mesazh që policia të arrestonte zyrtarët e tjerë të përfshirë në dojsët gjyqësore kundër Gruevskit, përfshirë edhe ish-ministrin e Transporteve. Hungaria ishte një nga vendet që u përmend në spekulimet e mediave maqedonase si një vend i mundshëm në të cilin Gruevski mund të fshihej, pasi gjatë kohës së shërbeu si kryeministër, ish-lideri opozitar lidhi marrëdhënie veçanërisht të ngushta me homologun e tij hungarez.

Herën e fundit që Orban vizitoi Maqedoninë ishte në shtator të vitit 2017 për t'u takuar me Gruevskin, i cili në atë kohë ishte kryetari i partisë opozitare dhe sapo kishte nisur një fushat zgjedhore, të cilin e humbi.

Sipas ligjeve hungareze, kërkesa për azil politik duhet të dorëzohet ekskluzivisht në zonat e tranzitit kufitar, ku aplikantët ndalohen derisa të merret një vendim përfundimtar mbi kërkesën e tyre. Megjithatë, autoritetet hungareze e kanë strehuar në mënyrë të menjëhershme.

Kryeministri hungarez, Vitktor Orban

Fillimisht, një zëdhënës i qeverisë hungareze i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se nuk mund të komentonte kërkesat individuale për azil që ishin ende në proces e sipër. Megjithatë, sipas një oficeri të policisë të cituar nga agjencia franceze, Gruevski nuk është arratisur nga Maqedonia përmes një kalimi kufitar ligjor. Sipas atij, ish-kryeministrit i ishte konfiskuar pasaporta për të parandaluar largimin nga vendi.

Pesë orë pasi Gruevksi bëri të ditur se ndodhej në Budapest, Ministria e Brendshme e Maqedonisë reagoi duke thënë se kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e ish-kryeministrit konservator. Arratisja e tij në Hungari vjen pasi tensionet mes Budapestit dhe BE-së janë në kulmin e tyre, për shkak të politikave të emigracionit. Një zëdhënës i BE tha për BIRN se Brukseli po ndjek me shqetësim ngjarjet dhe se shpresonte që ky rast të mos politizohet.

“Kjo është një procedurë gjyqësore që nuk duhet të politizohet", tha zyra e zëdhënësit të unionit europian. "Sundimi i ligjit është një parim themelor i Bashkimit Europian, si për shtetet anëtare ashtu edhe për vendet kandidate. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në mënyrë rigoroze në përputhje me rregullat përkatëse, "theksoi deklarata.

Kryeministri Viktor Orban pati një përplasje të ashpër me Brukselin, këtë verë, pasi Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj që e bënte pothuajse të pamundur për emigrantët marrjen e azilit në Hungari. Edhe pse Budapesti pretendon se ligji është krijuar për sigurinë kufitare dhe parandalimin e kontrabandës, qëllimi i tij i vërtetë ishte kufizimi i azilit për të huajt, duke penguar shumicën e azilkërkuesve nga qasja në mbrojtje në Hungari.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski 

Sipas ekspertëve ky ligj nuk pritet të ndikoje tek dhënia e azilit politik për ish-kryeministrin maqedonas, pasi Hungaria ka të ngjarë ta përdorë atë si “as nën mëngë kundër Perëndimit.  Largimi i tij shënon episodin e fundit dramatik të një konfrontimi të ashpër midis konservatorëve të VMRO DPMNE-së dhe Social Demokratëve të Kryeministrit Zoran Zaev. Socialdemokratët akuzuan madje Gruevskin se ishte treguar frikacak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë