Shkencë

A do të na ndihmonin mikroalgat të mos jemi të varur nga nafta?

Mikroalgat kanë një aftësi unike për të shndërruar rrezet e diellit dhe dioksidin e karbonit në një gamë të gjerë përbërjesh biokimike. Pavarësisht se klasifikohen si kafshë, ato metabolizohen në të njëjtën mënyrë si bimët, duke prodhuar oksigjen për të rimbushur atë që ne njerëzit konsumojmë. Ky cikël vepron si një sistem i kapjes së karbonit, ku CO2 i dëmshëm në atmosferë shndërrohet në oksigjen të dobishëm. Mikroalgat prodhojnë gjithashtu një gamë të gjerë përbërësish të tjerë që gjenden brenda qelizave, dhe këto janë ato që i bëjnë mikroalgat kaq të mira në luftimin e efekteve të ngrohjes globale. Gjatë dekadave të fundit kërkimet kanë treguar potencialin e madh të mikroalgave, veçanërisht në prodhimin e biokarburanteve ( karburant që krijohet nga materialet bimore ose mbetjet shtazore). Doja të rishikoja këtë kërkim për të ofruar një kornizë për të krijuar speciet më të përshtatshme të mikroalgave për prodhimin në shkallë të gjerë të biokarburanteve që mund të rivalizojnë përfundimisht gjigantët e naftës dhe gazit dhe të zvogëlojnë varësinë tonë nga karburantet fosile.


Në përgjithësi, produktet nga mikroalgat mund të grupohen në tre klasa: proteina, karbohidrate dhe lipide (yndyrna). Por hulumtimi ka zbuluar se ka disa komponime të tjera biokimike me vlerë të lartë që kanë aplikime të rëndësishme në një gamë të gjerë industrish të ndryshme.
Një tjetër klasë e komponimeve me vlerë të lartë janë acidet yndyrore të pangopura (PUFA). Këto komponime janë pjesë e familjes së lipideve dhe luajnë një rol jetësor në furnizimin e qelizave me energji. Mikroalgat janë konsideruar si një nga burimet më të pasura të këtyre përbërjeve, të cilat ndihmojnë në trajtimin e efekteve të diabetit dhe artritit .

Por si është e mundur që këto organizma të prodhojnë vaj që mund të përdoret në makina?
Biokarburantet e prodhuara nga mikroalgat janë aktualisht një nga alternativat më premtuese të karburanteve fosile për të mbështetur kërkesën për energji në botë. Kjo nuk është detyrë e lehtë, veçanërisht për të konkurruar me një industri shumë fitimprurëse që është krijuar për më shumë se një shekull. Por ndryshe nga nafta, e cila nuk është e rinovueshme, biokarburantet është një burim i rinovueshëm dhe i qëndrueshëm i karburantit. Për fat të keq, ekonomia e biokarburanteve nuk mund të konkurrojë ende me lëndët djegëse tradicionale fosile.


Mikroalgat nuk prodhojnë direkt biokarburant - ato prodhojnë lipide (yndyrna). Për të bërë biokarburantet, këto yndyrna duhet të konvertohen përmes një procesi të njohur si transesterifikimi. Procesi përfshin heqjen e sa më shumë ujit të jetë e mundur, por kjo kërkon sasi të konsiderueshme të energjisë, duke rezultuar në kosto të larta operative. Si rezultat, procesi i përgjithshëm bëhet shumë i shtrenjtë për të konkurruar me industrinë e naftës dhe gazit, pavarësisht ndikimit të tij pozitiv mjedisor.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë