Shkencë

A do të funksionojë një vaksinë universale për Covid-19?

Nga gazeta "Si"-Ndërsa dy doza të një vaksine mRNA për COVID-19 ishin 85% efektive në parandalimin e pranimit në spital për infeksion me variantet Alfa dhe Delta të SARS-CoV-2, ato ishin vetëm 65% efektive në parandalimin e shtrimit në spital pas një infeksioni Omicron.
Për të kapërcyer zbehjen e efikasitetit të vaksinës COVID-19, studiuesit po zhvillojnë një vaksinë universale për Covid-19.
Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech njoftoi se do të fillojnë provat klinike, për një kandidat universal për vaksinën Covid-19 në gjysmën e dytë të vitit 2022.

A do jenë efektive vaksinat universale?

Vaksinat universale premtojnë efikasitet kundër shtameve të shumta të një virusi të caktuar. Në rastin e SARS-CoV-2, ato do të ishin efektive kundër varianteve të tij dhe do të kërkonin më pak, nëse ka, përditësime me kalimin e kohës.
"Një vaksinë universale kundër koronavirusit ka potencialin për të mbrojtur më mirë nga variantet e ardhshme të SARS-CoV-2, si dhe nga koronaviruset e tjerë”, tha Jarrod Mousa , profesor asistent në Qendrën për Vaksinat dhe Imunologji në Universitetin e Gjeorgjisë.
Megjithatë, se sa "universale" do të ishte një vaksinë e tillë është e diskutueshme.

Foto ilustruese-Vaksina Pfizer-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-08.07.2022


“Është e vështirë të thuhet se si do të ishte 'më mirë'. E gjitha varet nga mënyra se si e vlerësoni suksesin. Ne e dimë se vaksinat aktuale të mRNA të disponueshme kundër SARS-CoV-2, janë mjaft efikase në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjes. Por ajo çfarë do e bëjë një vaksinë “universale” është qëndrueshmëria dhe kjo nuk dihet ende se sa do të vijojë”, thotë Dana Hawkinson, drejtoreshë mjekësore e programit të Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksioneve (IPAC) në Sistemin Shëndetësor të Universitetit të Kansasit.

Çfarë teknologjie do të përdoret për vaksinat universale?

Sipas njoftimit për shtyp, kandidatët për vaksina të Pfizer dhe BioNTech do të përfshijnë vaksina për rritjen e qelizave T që mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda.
Hawkinson tha se është e vështirë të thuhet se kjo do jetë e sigurt që do funksionojë. Ai vuri në dukje se mund të përdoren, sekuenca e gjenomit, teknologjia e ARN-së dhe ADN-së, për të krijuar vaksinën.

Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë