Mendim

A do të bëhet Covid-19 një sëmundje e të rinjve?

Nga Devi Sridhar* - Kur misioni i përbashkët i OBSH-së dhe Kinës raportoi për herë të parë për virusin në Shkurt të vitit 2020, një ndër lajmet e mira ishte se fëmijët ishin pothuajse të pa prekur nga virusi i ri. Kjo ishte befasuese sepse ndryshe nga infeksione të tjera akute të frymëmarrjes, korona viruset zakonisht përhapen midis fëmijëve dhe infektojnë të rriturit. Shtypja e fortë e virusit nga Kina bëri që rastet të mbeteshin jashtëzakonisht të ulëta, duke parandaluar përhapjen e virusit në grup moshat e tjera. Në atë kohë, Covid-19 dukej se ishte një sëmundje e njerëzve të moshuar dhe mbipeshë dhe atyre me probleme shëndetësore. Një vit në pandemi, vendet më të pasura filluan një program vaksinimi masiv për të mbrojtur jo vetëm grup moshat më të vjetra, por popullatat e të rriturve. Suksesi i vaksinave në parandalimin e sëmundjes së rëndë është i qartë. Me të rriturit e vaksinuar që tani mbrohen kryesisht nga pasojat e rënda të Covid-19, gjendja për fëmijët ka ndryshuar.
Disa mund të shqetësohen për efektet anësore të mundshme nga vaksinat, por këto janë jashtëzakonisht të rralla dhe në mënyrë të qartë peshojnë nga përfitimet. Deri më tani vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA ka aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech si të sigurt për përdorim tek fëmijët midis 12 dhe 15 vjeç. Por qasja aktuale në Angli duket se është lejimi i adoleshentëve për ta lënë në dorë të tyre nëse do vaksinohen apo jo. Rezultati do të jetë një epidemi e pakontrolluar midis grupeve të moshave më të reja. Fëmijët nën 12 vjeç janë një sfidë më e vështirë për shkencëtarët dhe qeveritë. Asnjë vaksinë nuk është aprovuar për përdorim në këtë grup moshë, megjithëse rezultatet nga provat e hershme janë premtuese. Në Izrael dhe SHBA, autoritetet shëndetësore shpresojnë që vaksinimi i mjaftueshëm të rriturve të shmangë Covid-19 midis fëmijëve. Ndërsa kjo dukej një qasje e vlefshme kundrejt varianteve të mëparshme, mund të jetë më e vështirë me variantin Delta që është më i transmetueshëm nëpërmjet të rinjve.
Pediatrit duket se janë të ndarë për sa i rrezikshëm është Covid-19 edhe tek fëmijët më të vegjël. Edhe Covid-19 i zgjatur është një tjetër rrezik. Studimet e fundit tregojnë se mund të shkaktojë sëmundje afatgjatë, ndryshime fiziologjike në trup dhe probleme me zemrën, veshkat, enët e gjakut dhe mushkëritë tek fëmijët.
Sa e zakonshme është Covid i gjatë tek fëmijët? A rrezikojnë disa fëmijë më shumë se të tjerët? Përgjigjet për këto pyetje do të dalin me kalimin e kohës, ndërsa shkenca përparon, por aktualisht nuk ka një përgjigje përfundimtare.
Është e vështirë të nënvlerësosh dëmet e pësuara nga fëmijët gjatë pandemisë. Abuzimi seksual, dhuna në familje, uria e fëmijëve dhe problemet e shëndetit mendor janë rritur të gjitha. Fëmijët duhet të jenë në shkollë për mirëqenien e tyre sociale, mendore dhe fizike. Por Delta do të thotë që fëmijët tani transmetojnë virusin më shumë se më parë, që do të thotë që mund të ketë vatra edhe në shkolla. Ka gjëra që mund të bëhen. Përmirësimi i ventilimit mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së infeksioneve Covid-19. Masat aktuale në shkolla janë gjithashtu larg idealit. E ardhmja nuk i dihet se çfarë sjell. Mund të shfaqet një variant i ri që i bën vaksinat tona aktuale më pak efektive, ose ka rezultate më të rënda për fëmijët e pa vaksinuar.
A do të bëhet Covid-19 një sëmundje e të rinjve? A do të duhet që fëmijët që vuajtën nën kufizime për 18 muaj të përballen me një valë infeksionesh me pasoja të panjohura? Nuk ka rrugë tjetër përveçse të miratojmë vaksinat për të gjitha grup-moshat.

  • Devi Sridhar është kryetar i departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Edinburgut

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë