Analize

A do ta lënë Merkel dhe Macron në baltë Ballkanin?

Gjermania dhe Franca do të mbajnë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin më 29 prill, në përpjekje për të stabilizuar rajonin dhe për të riafirmuar perspektivën europiane të Ballkanit.

I mbajtur më pak se një muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, samiti është gjithashtu i dizajnuar që të plotësojë nevojat e BE-së. “Ai duhet të tregojë unitetin midis Gjermanisë dhe Francës dhe ta mbajë në qetësi Ballkanin gjatë zgjedhjeve, në mënyrë që kjo çështje e vështirë dhe jopopullore të luajë rol të vogël sa më të vogël në zgjedhjet e BE-së të jetë e mundur”, thonë zyrtarët dhe diplomatët e BE –së për mediat rajonale.

Sipas tyre, ky takim, ashtu si disa të tjerë të mbajtura gjatë vitit të kaluar, nuk pritet të ofrojë ndonjë ide të re për të ardhmen e rajonit në BE.

Gjermania dhe Franca mund ta përdorin samitin për të rifilluar një raund të ri bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës dhe për zgjidhjen e marrëdhënieve të tensionuara nëpërmjet një "marrëveshjeje të re" sipas të cilës Veriu i Kosovës do të kthehet në një rajon me sovranitet të dyfishtë, të ngjashëm me Republikën Srpska.

Megjithatë, dialogu i mëparshëm i udhëhequr nga BE-ja ka dështuar, ndërkohë që publiku serb dhe ai shqiptar tashmë e kanë hedhur poshtë e idenë e paraqitur nga Merkel dhe Macron, gjë që mund të pengojë organizatorët e samitit ta çojnë përpara këtë ide.

"Sovraniteti i dyfishtë është mision i pamundur", shkruante e përditshmja serbe Danas më 18 prill, duke cituar burime nga qeveria serbe.

Në këtë kontekst, samiti i ri i Berlinit ka të ngjarë të dëmtojë më tej imazhin tashmë të dhëmbëzuar të BE-së në Ballkan.

Të lodhur nga pritja

Të lodhur nga takimet e pafrytshme të niveleve të lartë, mungesën e përfshirjes politike dhe financiare të BE-së dhe SHBA-ve në rajon, disa liderë të Ballkanit duken gjithnjë e më të tërhequr nga aktorët rusë, kinezë dhe turq në rajon.

Edi Rama dhe Emmnuel Macron

Pak para Berlinit, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq udhëhoqi një delegacion të madh shtetëror në një vizitë zyrtare në Pekin për të marrë pjesë në Forumin e Iniciativës “Një Rrip një Rrugë”. Ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.

Edhe para takimit në Berlin, marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit dhe BE-së kanë hyrë në një fazë ku të dy palët pothuajse duket se po flasin në gjuhë të ndryshme dhe nuk bëjnë aspak përpjekje për të kuptuar njëri-tjetrin.

Në realitet, disa udhëheqës të Ballkanit ishin të gatshëm të ndërmerrnin reformat serioze, të vështira dhe aspak popullore për anëtarësimin në BE. Por me kalimin e shumica e tyre u lodhën, duke u drejtuar nga aktorë e tretë.

Megjithatë, BE-ja është shumë larg nga të qenit e pafajshme në këtë çështje. Pavarësisht nga fushatat e shumta mediatike, ajo ka injoruar edhe kërkesat më legjitime që vijnë nga rajoni. Kosova po pret ende heqjen e vizave, pothuajse një vit ky vendim u miratua nga Komisioni Europian. Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë gjasa të marrin një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Vitin e kaluar BE-ja e zhvendosi të gjithë fushën e lojës. Zyrtarët e BE-së, mes tyre edhe Emmanuel Macron, e bënë të qartë që unioni e kishte hequr në mënyrë efektive zgjerimin nga përparësitë e tij.

Pavarësisht zërave inkurajues nga disa zyrtarë të BE-së, shumica e liderëve të BE-së thonë se mund ta rihapin çështjen e zgjerimit sapo të zgjidhin problemet e brendshme. Por kjo mund të duhen vite dhe askush nuk e di me siguri nëse BE do të mbijetojë në këtë proces.

Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaci dhe Angela Merkel

Disa ekspertë të politikave të Ballkanit pohojnë se as udhëheqësit e BE-së as ata të rajonit nuk duan që vendet e Ballkanit të hyjnë në BE dhe preferojnë të ruajnë status quo-në. Zyrtarët e BE-së me sa duket kanë humbur të gjitha kujtimet institucionale të paraardhësve të tyre nga fundi i viteve 1990, të cilët pas shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë kuptuan se anëtarësimi i shpejtë në Ballkan ishte i rëndësishëm, jo vetëm për transformimin eventual të këtyre shoqërive, por gjithashtu për të parandaluar konfliktet e reja etnike në rajon.

Zhdukja e një perspektive realiste të zgjerimit të BE-së, ndonëse jo një surprizë e madhe për rajonin, ka pasur një ndikim të madh në Ballkan.

Humbja e opsionit të vetëm të sigurt që mund të strehojë dhe gradualisht të qetësojë të gjithë aktorët e ndryshëm të Ballkanit ka nxitur idetë dhe iniciativat nacionaliste, separatiste dhe populiste midis politikanëve të rajonit.

Rusia, Turqia, Kina dhe aktorët e tjerë të huaj kanë përdorur gjithashtu vakuumin të krijuar nga prania e BE-së dhe SHBA-së për të forcuar qëndrimet e tyre në rajon. Në këtë proces, Rusia është mbështetur në lidhjet e saj historike me Serbinë, ndërsa Turqia dhe shtetet e Gjirit kanë përdorur lidhjet e tyre me boshnjakët në Bosnje. Ndërkohë Kina ka shfrytëzuar burimet e saj të bollshme dhe mungesën e kushteve politike.

Aleksandër Vuçiç

Në muajt e fundit, rajoni ka përjetuar një rilindje të rrezikshme të tensioneve etnike, politike, ekonomike dhe sociale. Shenjat e këtyre tensioneve përfshijnë iniciativave të reja separatiste të serbëve të Bosnjes, rritjes së armiqësive mes Serbisë dhe Kosovës, skandalit të spiunazhit që përfshinin Kroacinë, Bosnjen dhe Slloveninë dhe protestat në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Beteja për Serbinë kërcënon stabilitetin e rajonit

Beteja kryesore e BE-së duket të jetë ajo për kontrollin e Serbisë. Për disa vite, Aleksandër Vuçiç ka arritur të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë, duke premtuar anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe duke negociuar marrëveshje biznesi me Rusinë. Kinën, Turqinë dhe shtetet e Gjirit.
Por tanimë Kremlini ka rritur presionin mbi Vuçiç nëpërmjet agjencisë së lajmeve Sputnik, si dhe përmes mbështetjes për disa nga kundërshtarët aktualë apo potencialë të Vuçiçit, si ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Presioni rus pritet të rritet pasi Aleksandër Bocan Harçenko të marrë detyrën si ambasador në Beograd në qershor. Ai konsiderohet si një diplomat rus me peshë të rëndë, si dhe eksperti kryesor rus në Ballkan.

Harcenko shërbeu më parë si ambasador në Bosnje. Emërimi i tij në Serbi shihet si një sinjal i qartë i rëndësisë që Kremlini do t'i japë Serbisë në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë, BE duket se pret që Vuçiç të njohë Kosovën, pa marrë asgjë në këmbim, e cila sipas diplomatëve edhe të BE-së, ka pak shanse që të pranohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë