Keshilla

A dëshironi të gjeni sekretin e rinisë së përjetshme? Mësojeni nga Jennifer Lopez

Ajo është një nga këngëtaret që ka ndezur gjithmonë skenat e mëdha të muzikës botërore, si dhe e njohur dhe në fushën e aktrimit, ku ka shkëlqyer në çdo interpretim të saj. Por veç këtyre, Jennifer Lopez njihet edhe si ikona e bukurisë së përjetshme. Ajo gjithnjë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për shkak se mosha duket se nuk po lë asnjë rrudhë në pamjen e saj.

J.Lo duket se sa më shumë vitet po kalojnë aq më shumë rinohet. Pak ditë më parë ajo festoi 50-vjetorin e lindjes, dhe kur mendon një 50 vjeçare, nuk të vjen në mendje diva e skenave botërorë, pasi ajo lehtësisht mund të ngatërrohet me një 25 vjeçare. Pak kohë më parë ajo ishte e pranishme së bashku me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, në eventin e “CFDA’s Fashion Awards” në Neë York.

Dhe nga aty këngëtarja zbuloi edhe një sekret rreth bukurisë së saj. Kur u pyet nga gazetari i “Extra” gjatë eventit se cili është sekreti i saj për të qëndruar e re, Jennifer u shpreh: “Jini të lumtur, jini të lumtur”. Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur, sepse përveç sukseseve në karrierë, jeta e saj private po shkon më së miri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë