Ne rrjet

Në Kaliforni, vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se Covid-19

Mjekët amerikanë kanë ngritur shqetësimin se Kalifornia po përballet me shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga Covid-19 gjatë periudhës së krizës shkaktuar nga pandemia.

Ankthi dhe stresi për shkak të masave kufizuese por edhe frikës për shkak të epidemisë, ka rënduar gjendjen e pacientëve që vuajnë nga depresioni.

“Nuk kemi kurrë parë një numër si ky në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, tha Dr. Michael Boisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni. Ai shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e rasteve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vuan”.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit.

Sipas tyre vetëvrasjet janë kthyer në një problem kritik që prej vendosjes së masave. Ato janë kryer kryesisht si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë