Futboll

Hose Murinjo dëshiron të rikthehet te Inter

Gazeta italiane “Libero” këtë të martë ka publikuar lajmin sensacional se trajneri portugez, Hoze Murinjo dëshiron të rikthehet te Inter. Lajmi ka marrë nxitje nga burime pranë futbollistit që kanë folur për gazetën, duke thënë se portugezi dëshiron të rikthehet në Milano. Murino e ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar te Inter, që pasi u largua nga Mançester Junajtid.

Interi si “Libero” është në krye të dëshirave të Murinjos për të drejtuar pas aventurës në Britani. Këto lajme ka marrë akoma dhe më shumë mbështetje pas një takimi që ka ndodhur mes drejtorit sportiv të Interit, Bepe Marota dhe agjentit portugez, Horge Mendez. Agjenti i njohur që ka nën menaxhimin e tij futbollistë të njohur, si Kristiano Ronaldo, apo Kanselo, gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin Hoze Murinjo. Mësohet se takimi ka qenë i porositur nga Murinjo që ka detyruar kështu të dy drejtuesit e merkatos së Interit, Auzilio dhe Marota që të takohen me Mendezin, për të mësuar më shumë rreth kësaj ideje. Murinjo është ende një kujtim i freskët te Inter, me tripletën e tij të famshme që nuk është harruar nga tifozët zikaltër.

Zgjedhje mes Kontes apo Murinjos

Por Hoze Murinjo nuk është e vetmja alternativë për të marrë drejtimin e Interit në sezonin e ardhshëm. Antonio Konte është një tjetër emër që diskutohet në mediet italiane për të marrë drejtimin e skuadrës nga Milano. Konte në fakt është i preferuari i drejtorit të ri të Interit, Marota, por nuk është shumë i pëlqyer në mesin e tifozëve zikaltër, që ëndërrojnë një rikthim të idhullit të tyre, Murinjo. Diferenca mes të dyve pritet që të bëhet nga kërkesat që do të kenë për merkaton. Konte sicc ka bërë edhe të Çelsi kërkon një merkato agresive më të paktën tre blerje të rëndësishme, ndërsa për Murinjon diskutimi mund të jetë disi më i ndryshëm, pasi mund të kënaqet edhe më me pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë