Futboll

Juve ndalet nga Parma, Napoli marshon me Hysajn në fushë

Në tre ndeshjet e para të javës së 22-të në Serinë A nuk janë shmangur surprizat. Kryesuesit e kampionatit, Juventus pas humbjes në Kupë me Atalanatën, këtë herë janë ndalur sërish nga Parma në shifrat 3-3. Ndërsa Napoli i vendit të dytë ka vijuar me fitoret, këtë herë duke mundur Samdorian 3-0 dhe me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj në fushë.
Për “zonjën e vjetër” kjo periudhë po duket si një moment debulese dhe lodhje. Janë dy rezultate radhazi që bardhezinjtë nuk fitojnë, por ajo që është më shqetësuese është fakti që në 180 minuta kanë pësuar 6 gola dhe nga ekipe relativisht jo shumë të forta.

Ndeshja me Parmën u duk një formalitet, kur Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 36’. Më pas edhe rrjeta e mbrojtësit Rugani krijuan përshtypjen e marrjes shumë lehtë të tre pikëshit të radhës për ekipin e Masimo Alegrit. Por Parma nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencën fillimisht me anë të Barila. Golit të tretë të Ronaldos iu përgjigj më së miri francezi Zhervinjo me dy gola, njërin në limitin e kohës shtesë. Kështu Juventus ndalet në kampionat, por nuk rrezikon asgjë në tabelë, ndërsa Parma mori një pikë shumë të vlefshme.

Në ndeshjen tjetër, ndjekësit më të afërt të Juventusit, Napoli nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të fitojnë dhe shpresojnë. Pas shumë ndeshjeve në stol Karlo Anceloti preferoi që ta hidhte në fushë mbrojtësin shqiptar, Hysaj në fushë që nga minuta e parë. Ishte si një dhuratë për ditëlindjen e mbrojtësit shkodran, që nga ana e tij nuk zhgënjeu, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Tre golat për napolitanët, u shënuan nga Milik, Insinje dhe Verdi. Napoli pas kësaj fitore shkon në kuotën e 51 pikëve, 9 më pak se Juventus dhe 11 më shumë se Interi i vendit të tretë. Te Napoli me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit për kapitenin, Marek Hamshik, i cili ka vendosur të largohet në Kinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë